Bashkimi Europian ka qënë para dy vitesh në dijeni që Volkswgen manipulonte matësit e nafës.

Lajmi është zbuluar nga “Financial time” ndërsa gjatë asaj kohe autoritetet e BE-së nuk bënë asgjë derisa skandali shpërtheu në SHBA.
 
“Paaftësia e rregullave të BE-së për të vënë në dukje këtë mashtrim, por jo e SHBA-së” shkruan “Financial time”.
 
Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit në amerikë nëpërmjet testeve arriti të zbulojë se makinat lëshonin 40 herë më shumë se standardi në Amerikë për oksidin e azotit.
 
Gjatë ditës së djeshme në një mbledhje urgjente të bordit drejtues të Volkswgenit u emërua shefi ekzekutiv i ri Matthias Müller, dy ditë pas dorëheqjes së Martin Wnterkorn.
 
Uebsajti “Financial time” i kushton një vëmëndje të veçntë “dieselgate” pasi përveçSHBA-së edhe Europa është e prekur nga ky skandal.
 
Rreth 53 % të makinave të reja “Volkswgen diesel” janë shitur në vendet e Bashkimit Europian.
 
 
Redaksia Online
(o.m/Shqiptarja.com)