Në rubrikën “Ka një mesazh për ty” Nuredini ka vendosur të tregojë një fakt që e prek shumë. Ai  jetonte prej 21 vitesh në Itali bashkë me familjen.  Nipi i tij 6-vjeçar i lindur në Itali kuptonte shqip por nuk dinte të fliste dhe kjo gjë e kishte shqetësuar Nuredinin. Ai e kishte ftuar të bijën për ti dhënë mesazhin që ajo duhet ti mësonte djalit të fliste shqip ndryshe nuk ishin të mirëpritur në shtëpinë e tij në fundjavë. Ai i ka lënë një afat kohor prej një viti që nipi i tij të flasë shqip. Vajza e tij Ada është shprehur që djali i saj kupton shqip por ka frikë se mos gabon në të folur.  Ky ishte dhe një mesazh shumë domethënës për të gjithë shqiptarët që jetojnë në vende të ndryshme të botës.