Prej 8 muajsh në arrati, arrestohet 35-vjeçari në Tiranë! Ishte shpallur në kërkim për shitje të lëndëve narkotike

Një 35-vjeçar i identifikuar si V.M., është arrestuar nga policia e Tiranës pas 8 muajsh në arrati. Ai ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Në shtator të vitit 2021 ishte shpallur në kërkim në kuadër të operacionit “Camel” të organizuar në shtator të vitit 2021, si rezultat i të të cilit u arrestua në flagrancë bashkëpunëtori i 35-vjeçarit, Florian Meti (Martaneshi), 37 vjeç.

Gjatë kontrollit të banesave dhe ambienteve të ndryshme, në një banesë ku ndodhej dhe 37-vjeçari (i arrestuar në flagrancë), u sekuestruan 84 pako të cilat kishin të stampuar një 'deve' dhe ishin me peshë 21 kg e 35 gram lëndë të dyshuar narkotike kanabis në formë çokollate.

Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë i ka caktuar shtetasit V. M. masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", kryer në bashkëpunim.

37-vjeçari Florian Mati alias Martaneshi, e kishte kthyer në "biznes" fitimprurës shitjen e drogës. Arrestimi i tij u bë në rrugën "Pandeli Cale" në kryeqytet, një rrugicë në fund të zonës së Selitës, afër Pallatit me Shigjeta. 37-vjeçari, aktivitetin e shitjes së lëndës narkotike kryesisht e bënte në rrugën "Irfan Tomini", e cila është disa dhjetëra metra larg vendit ku është prangosur nga policia.

/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri

SHBA/ Bëri 9 vite kimioterapi, tronditet pasi mëson se nuk vuante nga kanceri