Dardha, atraksion edhe gjatë stinës së verës! Amerikani braktis vendin e tij për të jetuar në Korçë: Ështe një nga fshatrat më të bukur të zonës

Jo vetëm në dimër, por edhe gjatë stinës së verës fshati turistik i Dardhës në Korçë tërheq mjaft vizitorë të trevave shqiptare dhe vendeve të huaja. Ai ka tërhequr vëmendjen edhe të të huajve, jo vetëm të shqiptarëve.

“Jam Amerikan. Kemi vite që banojmë këtu. Është një nga fshatrat më të bukur në zonën e Korçës. Por jo vetëm. Ne lëvizim në të gjitha fshatrat, malet e zonës. Gjëja e parë që na tërheq është natyra. Është kryesisht një fshat i pastër. Por kryesisht prej natyrës, shtigjeve,maleve. Kishat janë një pasuri shumë e madhe për ne edhe shqiptarët kuptohet. Edhe shtëpitë tradicionale. Janë vërtet shumë të bukura. Janë ato që tërheqin shumë turistë. Ne bëjmë hiking, alpinizëm. Të gjitha. Thjesht mos qëndroni vetëm në lokale, por të dilni të shijoni natyrën, malet”, tha një amerikan.

I ngritur ne 1350 m lartësi mbi nivelin e detit fshati turistik i Dardhës spikat me natyrën, klimën e shëndetshme, burimet ujore të pashtershme, kulturën, historinë,  mikpritjen dhe kulinarin tradicionale. Madhështisë së natyrës këtu i është përshtatur me se miri dora e njeriut me banesat shekullore prej guri, të cilat qëndrojnë ne sinkron me stilin arkitektonik.

“Dardha për mua është magji. Disa vite të fëmijërisë i kam kaluar këtu. Natyra, ajri i pastër, uji dhe njerëzit. Të gjithëve jua sugjeroj të vijnë në Dardhë”, u shpreh një vizitore.

“Vij nga Lezha. Hera e parë që vij në Dardhë. Na kanë thënë se është destinacion i mirë, i bukur. Ndaj vendosëm të vijmë. Perlë. Shumë i bukur. Pyje shumë të bukura. I ftoj të gjithë që të vijnë ta vizitojnë dardhën. Perlë është. Lakrorin do ta provojmë dhe do shohim çfarë është tjetër tradicionale’, tha një tjetër.

Në Dardhë turistët janë kryesisht ditorë dhe banorët e përhershëm të saj janë shumë pak, por ata që nuk e braktisin asnjëherë janë më të moshuarit të cilët pavarësisht se janë larguar për të jetuar jashtë shtetit, rikthehen atje sërish.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë