Prej ditësh në grevë urie, përkeqësohet gjendja shëndetësore e minatorëve të Trepçës
Greva e minatorëve të Trepçës
Minatorët e Trepçës po kalojnë ditën e gjashtë të grevës së urisë. Të shtrirë në radhë njëri pas tjetrit, pavarësisht gjendjes së përkeqësuar shëndetësore, ata nuk po heqin dorë nga rezistenca.
Sipas mediave në Kosovë, greva ka hyrë në ditën e gjashtë.
“Gjendja shëndetësore është shumë e rëndë, sot kanë kërkuar ndihmë mjekësore gjithsej të 9 minatorë, 4 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore”, deklaroi Kryetari i Sindikatës së Minatorëve, Ibrahim Jonuzi.
Ai ka theksuar se pavarësisht kësaj gjendjeje, greva është duke vazhduar dhe do të vazhdojë deri në realizimin e kërkesave të minatorëve.
Minatorët po kërkojnë realizimin e pagës mujore me kohë, sigurimin e kushteve të punës si dhe shkarkimin e grupit të menaxhimit.
Ndërkohë Punëtorët e Bashkuar të Minierave të Amerikës i shkruan letër kryeministri Albin Kurtit për grevën e minatorëve të Trepçës , ku kërkojnë zgjidhje sa më të shpejtë
“Për 133 vitet e fundit ne kemi mbrojtur të drejtat e minatorëve në Shtetet e Bashkuara dhe Kanada dhe kemi qëndruar gjithmonë në solidaritet me vëllezërit dhe sindikatat simotrat tona anembanë globit. Me krenari përkrahim 710 vëllezërit dhe motrat tona kosovare të Minatorëve të Sindikatës së Pavarur të TREPÇES-it të cilët janë në grevë urie në TREPÇË KOSOVË që nga 24 tetori 2023”, thuhet në letër.
M.T/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
6 Dhjetor, 08:38
A jeni dakord të falen gjobat për ndërtimet pa leje në fshat e 'Covid19'?
-
Po
65.8%
-
Jo
28%
-
Nuk e di
6.3%
Vota total: 1262
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kosovë/ Lista Serbe: Do marrim pjesë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit
6 Dhjetor, 15:53
-
Zyrtare/ Në gjurmët e Ilir Dajës, FC Ballkani firmos me Orges Shehin
6 Dhjetor, 15:48
-
BE: Serbia me hapa të pamjaftueshëm ndaj përgjegjësve për sulmet në veri të Kosovës
6 Dhjetor, 13:22
-
Demush Shasha: Përgjegjësia e Vuçiçit
5 Dhjetor, 21:27
-
Zyrtari i lartë i NATO-s dënon sulmin në Ibër-Lepenc, kërkon hetime të plota
5 Dhjetor, 20:38
-
Axhenda/ Kurti nis vizitën në Sarajevë, ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e qeverisë
5 Dhjetor, 17:13
-
Kosovë/ Deputetët e Vetëvendosjes pengojnë deputetët serbë të hyjnë në Kuvend, Konjufca ndërpret seancën
5 Dhjetor, 15:53
-
Ministrat nga Republika Sërpska bojkotojnë mbledhjen e Këshillit, shkak vizita e Kurtit në Sarajevë
5 Dhjetor, 12:49
-
Kosovë/Specialja arreston ish komandantin e UÇK-së, ish shefin e Inteligjencës dhe vëllanë e dy dëshmorëve! Bastiset banesa e ish ministrit të Drejtësisë Hajredin Kuçi
5 Dhjetor, 11:37
-
Basha kërkon veprime konkrete për sigurinë e Kosovës: Amendamenti im për 50 milionë euro ndihmë ushtarake pengohet nga mazhoranca
5 Dhjetor, 09:49
-
Kosova kërkon nga aleatët perëndimorë ta mbajnë Serbinë përgjegjëse për sulmin në kanalin e ujësjellësit
4 Dhjetor, 21:29
-
Veton Surroi: Spinoza në Zubin-Potok
4 Dhjetor, 20:10