Rubin Rredhi, 24 vjeç i cili prej një muaji mban postin e postin zv/drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës rezulton se është djali i Agim Rredhit, ish-kryetari i komunës Remas nën siglën e PD-së.
Njëkohësisht ai është vëllai i Elizabeta Agim Rredhit, kandidates në Primaret në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë vendim kontrasti politik bëhet edhe më i dukshëm po të merret parasysh se emërimi vjen nga një zv/kryeministrja socialiste, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare mbante rolin e Drejtueses Politike të qarkut Fier. Pikërisht në këtë qark, ku përfshihet edhe Lushnja, Partia Socialiste siguroi 12 mandate.
Pak muaj pas këtij rezultati, vëllai i një prej figurave më të votuara të primareve të PD-së në Fier është numri 2 në portin më të madh të vendit. Elizabeta Rredhi, e cila rezultoi ndër më të votuarat në primaret e 11 majit me 492 vota, u tërhoq nga gara pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të qarkut. Në atë kohë, ajo deklaroi se kishte pasur një marrëveshje paraprake me Sali Berisha për përfshirjen në listë.
Komente











Normal se ka punu për Belën, si lojtar cilësor e bleu ekipi Rilindjes fix si kaposhin e Peqinit
PërgjigjuI doli "biografia" e keqe. Motra demokrate, ai socialist, edhe pse buzet me qumesht, por i vendosur te beje karriere. Nuk do te jete e lehte per kete qingj djale, se ujqerit jane me shumice ne Tirane e ne Portin e Durresit.
PërgjigjuI ka bere qoken per ndihmem ne fushate...e thjeshte fare...ne te kundert te na thone meritat qe ka...mjere ai vend.
PërgjigjuPOPULL! E kuptoni ku jemi? 24 vjec Zv. Drejtor i Portit te Durresit. Portit me te madh ne Republiken e Shqiperise. Eksperienca? Aftesia per menaxhim? CV? Meritokracia? Dmth. puno sa te duash, qendro mbi libra, fito Master me nota te shkelqyera, thinju duke u perpjekur te jesh i sakte, i pergjegjshem e mbaj mbi supe vite eksperience. Perseri do te rrish si m** nese nuk aspiron e ngre nje flamur partie. Dhe ngrihen pikepyetje prej analisteve: Perse te emigrosh? ketu diell e det ka sa te duash...:)
PërgjigjuEdhe pak o Rame se e shkaterrove partine socialiste qe se ke dashur asnjehere
Te njëjtën gje po shkruaja dhe unë...dhe kështu Shqiptarët e ndershëm vazhdojnë të largohen