Rubin Rredhi, 24 vjeç i cili prej një muaji mban postin e postin zv/drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Portual Durrës rezulton se është djali i Agim Rredhit, ish-kryetari i komunës Remas nën siglën e PD-së.
Njëkohësisht ai është vëllai i Elizabeta Agim Rredhit, kandidates në Primaret në Partinë Demokratike, në zgjedhjet e 11 majit.
Në këtë vendim kontrasti politik bëhet edhe më i dukshëm po të merret parasysh se emërimi vjen nga një zv/kryeministrja socialiste, e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare mbante rolin e Drejtueses Politike të qarkut Fier. Pikërisht në këtë qark, ku përfshihet edhe Lushnja, Partia Socialiste siguroi 12 mandate.
Pak muaj pas këtij rezultati, vëllai i një prej figurave më të votuara të primareve të PD-së në Fier është numri 2 në portin më të madh të vendit. Elizabeta Rredhi, e cila rezultoi ndër më të votuarat në primaret e 11 majit me 492 vota, u tërhoq nga gara pasi nuk u përfshi në listën e mbyllur të qarkut. Në atë kohë, ajo deklaroi se kishte pasur një marrëveshje paraprake me Sali Berisha për përfshirjen në listë.
Komente












I doli "biografia" e keqe. Motra demokrate, ai socialist, edhe pse buzet me qumesht, por i vendosur te beje karriere. Nuk do te jete e lehte per kete qingj djale, se ujqerit jane me shumice ne Tirane e ne Portin e Durresit.
PërgjigjuI ka bere qoken per ndihmem ne fushate...e thjeshte fare...ne te kundert te na thone meritat qe ka...mjere ai vend.
PërgjigjuPOPULL! E kuptoni ku jemi? 24 vjec Zv. Drejtor i Portit te Durresit. Portit me te madh ne Republiken e Shqiperise. Eksperienca? Aftesia per menaxhim? CV? Meritokracia? Dmth. puno sa te duash, qendro mbi libra, fito Master me nota te shkelqyera, thinju duke u perpjekur te jesh i sakte, i pergjegjshem e mbaj mbi supe vite eksperience. Perseri do te rrish si m** nese nuk aspiron e ngre nje flamur partie. Dhe ngrihen pikepyetje prej analisteve: Perse te emigrosh? ketu diell e det ka sa te duash...:)
PërgjigjuTe njëjtën gje po shkruaja dhe unë...dhe kështu Shqiptarët e ndershëm vazhdojnë të largohen