Drejtori i Ujësjellësit Vlorë pas riparimit të defektit të tubacionit ka deklaruar se në orët në vijim situata do të normalizohet në orët në vijim.
“Jemi në fund të avarisë. Ka filluar furnizimi i depos së qytetit. Me pjesët që erdhën nga Turqia filluam menjëherë instalimin e tyre që përfundoi rreth orës 4 të mëngjesit. Jemi duke monitoruar situatën, jemi Ok.
Zona e Lungomares po furnizohet me ujë. Rreth orës 17:00 pasdite do të furnizohet gjithë qyteti. Ju kërkojë ndjesë qytetarëve për këtë situatë të krijuar. Pati një angazhim maksimal nga të gjithë, AKUK, bashkia dhe qeveria shqiptare. Natyrisht që më pas do të ketë një vlerësim për të gjithë këtë situatë", tha Ermal Murati.
Lajmi kryesor:
Pas 5 ditësh pa ujë, nis furnizimi në zonën e Lungomares në Vlorë, pjesa tjetër pasdite! Riparohet defekti i tubacionit të Ujësjellësit









