'Preja' e parë emergjente e Anti-KÇK-së kompleksi 'Golden' i Altin Hajrit në Shijak! Pas konfiskimit i kalon në pronësi Ministrisë së Brendshme

TIRANË - Teksa Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar të vitit 2020, ligji Anti-KÇK ka bërë goditjen e parë në terren, duke sekuestruar kompleksin në pronësi të tij, "Golden" pranë Shijakut. 

Shqiptarja.com mëson ekskluzivisht përmes burimeve konfidenciale, se janë sekuestruar nga efektivët e "Operacionit Forca e Ligjit", veç kompleksit "Golden" edhe tre shtëpi dhe 1 pikë karburanti në pronësi të familjes Hajri. Ndërsa familja Hajri ka kohë vetëm 24 orë për të plotësuar formularin mbi justifikimin e pasurisë.

Sekuestrimi i pasurisë në këtë rast parashikohet në nenin 19 të ligjit Anti-KÇK që vjen drejtpërdrejt nga Policia e Shtetit pasi konsiderohet si rast emergjence.

Sipas ligjit Anti-KÇK, kjo është goditja e parë ndaj pasurive të grupeve të dyshuara kriminale që vjen drejtpërdrejt me urdhër të drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, pas kërkesës së Operacionit Forca e Ligjit. Brenda 24 orësh dosja e policisë më tej do të kalojë në filtrin e SPAK. Sipas ligjit, prokuroria brenda 15 ditësh bën vlerësimet dhe e dërgon dosjen në gjykatë për masën e sekuestros nëse verifikimet e policisë qëndrojnë, dhe pasuria është vënë nga burime të paligjshme dhe të pajustifikuara. Më tej po brenda 15 ditësh nga kërkesa e SPAK, Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar, në Dhomë Këshillimi shprehet me vendim, i cili është i ekzekutueshëm menjëherë. 

Po ashtu, të njëjtat burime konfidenciale thanë se lista e parë në duart e OFL-së përfshin 150 subjekte, ndërsa në total deri më tani janë 250 subjekte në verifikim paraprak.

Efektivet e Operacionit Forca e Ligjit tek kompleksi 'Golden' ne Shijak

Ligji Anti-KÇK kaloi me akt normativ nga qeveria të premten e kaluar, dhe brenda 45 ditësh kuvendi duhet të shprehet, por ligji e merr fuqinë nga momenti kur u votua në Këshillin e Ministrave. 

Për ngjarjen e rëndë të Jan Prengës janë vënë në pranga disa persona, mes të cilëve vëllai dhe babai i Altin Hajrit, Leonard dhe Bajram Hajri. Policia ka dyshime se pengmarrja dhe më tej vrasja e Jan Prengës në kompleksin 'Golden' në Shijak, është bërë për shkak të prishjes së pazareve të drogës, pasi vëllai i Prengës në Angli merrej me trafik kokaine dhe ka cënuar interesat e grupeve kriminale në Shqipëri me bazë në Vlorë, Shijak dhe Shkodër, pjesë e të cilëve dyshohet të jetë edhe Altin Hajri. Teksa i ka shpëtuar drejtësisë në shumë raste, edhe për tentativën e vrasjes së fqinjit të tij pasi dyshohet se nuk i shley detyrimin për punët hidraulike që ai kreu në kompleksin 'Golden' e cila nga 7 vjet në shkallë të parë u rrëzua si dënim nga Apeli, Altin Hajri merr goditjen e parë pasurore nga struktura Anti-KÇK e cila sipas ligjit vë në filtër edhe pasuritë që janë në emër të personave të afërm.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 18:51
Pamje nga superaksioni i sekuestrimit të pasurive të Altin Hajrit/ OFL: I kalojnë në pronësi Ministrisë së Brendshme

TIRANE- Operacioni Forca e Ligjit ka publikuar pamje nga superaksioni i zhvilluar ditën e sotme për sekuestrimin e pasurive të Altin Hajrit të shpallur në kërkim për rrëmbimin e Jan Prengës. Forca të armatosura deri "në dhëmbë" mësyjnë në objektin superluksoz, i cili nuk është më objekt privat në rast se nuk verifikohet se nuk është "ngritur" me para nga krimi i organizuar.

Përmes një video OFL shpjegon dhe se tashmë këto pasuri i kalojnë në administrim Agjencisë së Administrimitë Aseteve e cila është në varësinë e Ministrisë së Brendshme. Sipas OFL, pas konfiskimit përfundimtar që vendoset nga Gjykata Speciale 15 ditë pas kalimit të dosjes pasurore të pronarit të objektit në SPAK, është Ministria e Brendshme që vendos nëse ai do të shembet apo do të shfrytëzohet si aset publik.

"Prej ditës së sotme ka filluar operacioni OFL me veprime konkrete të Operacionit Forca e Ligjit. Ky operacion ka për qëllim sekuestrimin e pasurive të krijuara nga krimi i organizuar. Operacioni Forca e Ligjit do të zhvillohet nga Forca e Posaçme OFL në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me SPAK, agjencitë ligjzbatuese dhe partnerët duke bërë të mundur evidentimin dhe goditjen me anë të sekuestrimit të pasurive të deklaruara apo fshehura të përfituara nga aktiviteti kriminal. Në zbatim të ligjit special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar, operacioni Forca e Ligjit ka vendosur sekuestron e parë mbi kompleksin e shërbimeve Vila Golden dhe një karburant  për tregtimin e hidrokarbureve në pronësi të shtetasit Altin Hajri. Ai është dënuar me burg në Itali për veprën penale trafikim i lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim. Ai është shpallur në kërkim nga Policia e Shtetit në funksion të hetimitpër rrëmbimin e Jan Prengës. Sekuestrimi i këtij  objekti dhe i të gjitha pronave të Altin Hajrit bëhet në bazë të elementit të urgjencës të parashijuar në ligj. Objekti kalon në administrim të Agjencisë së Administrimitë Aseteve. Dosja pasurore e tij i kalon SPAK dhe jo më shumë se 15 ditë ia dërgon Gjykatës Speciale e cila ka 15 ditë kohë për të konfirmuar masën e sekuestrimit duke i hapur rrugë për konfiskimin përfundimtar të pasurisë së Altin Hajrit. Pas sekuestrimit Ministria e Brendshme vendos për shfrytëzimin ose shembjen e këtij objekti si dhe do të marrë në zotërimin e saj dhe do të përdorë për interesin publik paratë, pasuritë dhe tokat e këtij shtetasi. Policia e Shtetit npm OFL është e venmdosur që me SPAK ta çojë deri në fund këtë çështje me interes kombëtar dhe Ndërkombëtar".

G.M.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lungomare: 04/02/2020 08:53

    Po në Vlore kur do vine?

    Përgjigju
    • R&W: 04/02/2020 19:06

      Po! I presim duar me shume dashuri.

  • Hahahahaha: 04/02/2020 08:18

    Nuk do ndodh as dhe nje. Gjo Osht si ajo konga rames Zhurme zhurme jetojme ne tiron Tani osht kong e re zhurme zhurme jetojm ne shqiperi As gjo nuk ka perte ndodh thjeht si perhere Pos y moren pasurit e poletikaneve dhe familjarve te tyre Osht pa lidhje be kena 30 vjet kurbet me rroga te mira e kena nga nje hyerje Politikan 1 vit ne politik or bashki 4 miljon euroooooo pa Pasuuuuuuuuuurrrrriiiiiiiiiiii Up pppppppp xhiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiiii

    Përgjigju
  • Admir: 04/02/2020 07:12

    Po pronat e Fatmir Xhafes do sekuestrohen? Pronat e Gonit ne vlore qe i ka bere si punetor i thjeshte ne lloto ? E pra Ard Veliu mos bej si trim kot po vuru shiritin ketyre njeher pastaj ke goje me fol.

    Përgjigju
  • Selenice: 04/02/2020 03:58

    A do vine në Vlore? Behete hataja.

    Përgjigju
  • Vicidolë: 04/02/2020 03:38

    Duket qe eshte ndertuar nga fshatarë se eshte e shemtuare.

    Përgjigju
  • Baba koksal: 03/02/2020 22:10

    Po per politikan nuk ka kck..

    Përgjigju
  • Agron: 03/02/2020 21:42

    Ju presim ne Lezhe, Shengjin, Kurbin/Lac, mos humbni kohe se po behen dallavere te medha ketej duke trasferuar prona e hotele. mos flini as naten per bejeni me turne

    Përgjigju
  • Shpëtka: 03/02/2020 21:10

    FILLOI TË BJERE ERA SHTET!

    Përgjigju
  • Baba koksal: 03/02/2020 20:37

    Po kto pasuriat e likes doktorrit kur do i sekuestrojn se kto jan hajdutet e popullit.

    Përgjigju
  • Qytetari: 03/02/2020 19:45

    Po familjes Prenga a dote sekuestrohet pronat qe nje pjestare i familjes meret me droge.

    Përgjigju
  • Ziguri: 03/02/2020 19:41

    Keni me dhjetera familje te varfera dhe rome qe ju prishen shtepite nga termeti,,ata do ju falebderojne ,,,po torturohen njerezia me cadra,,,futini dhe do keni dhe qindra VOTA ME SHUME PER QEVERINE...

    Përgjigju
  • Sylejmën Osman Baba: 03/02/2020 18:42

    Shpejt në Vlore, urgjent kontrolle 24 ore!

    Përgjigju
    • cuf dabjoni: 03/02/2020 22:02

      per konfiskimin duhet Vendim gjyqesor kudo ne Bote. Nuk ka prona MB...ajo administron pronen publike sipas Ligjeve. Ne se nuk perdoret dot....rrafshohet.

  • Alban: 03/02/2020 16:56

    A guxon kush te blej ate prone te sekuestruar? Kjo eshte histori e njohur, shikoni Kolumbine, prona mafiozesh te sekuestruara, por si blen askush. Atyre u prish pune vetem po ja hodhet ne ere. Aty do themi e paska Shteti seriozisht.

    Përgjigju
    • @Alban: 03/02/2020 21:45

      Ajo ndertues mund të shërbej. 1.Shtëpi për të moshuarit. 2.Shtëpi pushimi për ministrin e brendshme në cdo vënd të botës ka shumë të tilla. 3. Spital të vogël, me një maternitet, dhe për urgjenca jo madhore. 4.Shkollë ...etj etj Vetëm dëshira të jet se i gjendet vendi godinës.

    • Shabani: 03/02/2020 19:21

      Nuk e shet por e ben shtepi pushimi per policine e ben bashki kopesht apo e le te rrenohet qe krimineli mos ta gezoje.

  • Pyka: 03/02/2020 16:28

    Hahaha....po sikur KÇKja nuk ishte për këta?!?!?Dmth ishte për prokurorët,gjyqtarët dhe administratën e korruptuar...hahaha...

    Përgjigju
  • Mbreti fukarenjeve: 03/02/2020 16:14

    Jam robin hud vjedh te pasurit dhe ja u jap fukarenjeve.hahhahaha

    Përgjigju
  • Agjenti: 03/02/2020 15:56

    Hahahaha qe ne rastin e pare pati rrjedhje informacioni kofidencial gjersa i publikoni kto te dhena qe duhet te jene sekrete.

    Përgjigju
  • Hasan: 03/02/2020 15:51

    Merrjani vilen atij legenit dhe jepjani atyre qe ju prish shtepia nga termeti....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë