Banorë të rrugës Asbi Serani, në njesinë administrative numër 6 në Tiranë, kanë dalë sot në rrugë, duke kërkuar sqarime për projektin e Bashkisë së Tiranës që parashikon zgjerimin dhe ndriçimin e zonës "Misto Mame".

Ata pretendojnë se ky projekt është miratuar dhe kanë nisur punimet pa u konsultuar me ta dhe pa marrë pëlqimin e tyre.

146 kryefamiljarë të kësaj zone, kanë nisur dje edhe një letër për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliajt, duke i kërkuar rishikimin e projektit.  E ndërsa janë në pritje të përgjigjes, ata shprehen se duan takime sqaruese me personat përgjegjës.
 
Ndërkohë gjatë mbledhjet së sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës, nënkryetari i Bashkisë Ardian Mazniku, u shpreh se në çdo projekt të Tiranës nuk do të prishen shtepitë, por do të bëhet shtyrje e mureve rrethuese që në plot raste janë abuzive.
 
Projekti në rrugën ‘’Asbi Serani’’ ka nisur punimet në maj 2017. 

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com