Prelocaj sjell në Tiranë
baletin “Ekstravaganca”
Koreografi i njohur Angjelin Preljocaj do të sjell për herë të parë në Tiranë shfaqjen e tij “Ekstravaganca”. Kjo shfaqje do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në datat 9,10 dhe 11 Maj.
Koreografi i njohur Angjelin Preljocaj do të sjell për herë të parë në Tiranë shfaqjen e tij “Ekstravaganca”.
Kjo shfaqje do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit në datat 9,10 dhe 11 Maj.
Ajo i kushtohet dramës dhe jetës së emigrantëve. Ky balet ka shumë nga jeta e vetë Preljocaj, i dedikohet emigracionit nga Europa drejt Amerikës.
Si një artist i dimensioneve të fuqishme, shumë herë ai e shpjegon artin e tij me fjalët:“Mjetet e mia të shprehjes janë trupi, hapësira dhe koha.
Më pëlqen të mendoj për evolucionin e shoqërive tona dhe si mund të përdorim trupin për të shprehur shumë gëjra që nuk mund të thuhen me fjalë. Në një kuptim, trupi është një pasqyrim i shpirtit”.
Preljocaj kthehet në vendin e origjinës, 20 vjet pas performancës së pjesës emblematike "Dasma" në vitin 1994.
Siç njofton Ministria e Kulturës, ky fillim bashkëpunimi me nismën e Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro ka për qëllim forcimin e lidhjeve artistike ndërmjet Baletit Preljocaj dhe Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë, jo vetëm në fushën artistike, por edhe në fushën e mësimdhënies.
Kompania Preljocaj do të zhvillojë edhe disa trajnime për kërcimtarë profesionistë, në bashkëpunim me Shkollën e Baletit dhe qendra të ndryshme kërcimi.
TKOB dhe Kompania Preljocaj do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi për shkëmbime artistike të ndërsjella, njofton Ministria e Kulturës e Shqipërisë.
Shkrimi u botua në numrin e sotëm të gazetës "Shqiptarja.com"
Redaksia online
(b.t/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lidhjet ruse të Monika Kryemadhit, a duhet që drejtësia të nisë hetimet?
-
Po
13%
-
Jo
86.2%
-
Nuk e di
0.8%
Vota total: 17440
Lajme të tjera
-
Shqipëria 14 vjet në NATO, Nikolla: Krenarë për kontributin për mbrojtjen e paqes dhe rritjen e sigurisë
1 Prill, 11:48
-
VIDEO/ Monitoronte lëvizjet e policisë përmes radios, arrestohet 52-vjeçari që shtirej si në Shkodër! I pajisur edhe me armë zjarri
1 Prill, 11:33
-
Tregoi se vuan nga tumori në kokë dhe kërkoi rikthimin me të, Stresi sqaron si e ka marrëdhënien me ish gruan pas fitores së Big Brother Kosova
1 Prill, 11:26
-
Pas tre netësh, Papa Françesku del nga spitali! Batuta me turmën e njerëzve: Jam ende gjallë
1 Prill, 11:25
-
‘Ciceron’/ Aktivitetet e kulturës që mund të ndiqni sot
1 Prill, 11:10
-
Mandati i Stoltenberg drejt përfundimit! Emrat që pritet ta zëvendësojnë, mes tyre presidentja e KE Ursula von der Leyen
1 Prill, 11:10
-
Monika Kryemadhi 130 udhëtime jashtë vendit dhe 1.2 mln dollarë për lobim në SHBA, zero shpenzim të deklaruar në ILDKP
1 Prill, 11:01
-
Po transportonte 41 kg heroinë në bagazhin e makinës, arrestohet 31-vjeçari pranë Rinasit! Në kërkim bashkëpunëtori i tij
1 Prill, 10:57
-
Shqipëria 14 vite në NATO, Meta: Mirënjohje atyre që kontribuuan për t’u bërë pjesë e aleancës!
1 Prill, 10:55
-
Të akuzuar për trafik droge dhe prostitucion në Spanjë, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të 2 vëllezërve, një apartament dhe ‘Audi A6’
1 Prill, 10:44
-
Një rrugë në Tiranë merr emrin e Prof. Artan Boriçit, Veliaj: Një tjetër segment i bashkohet kolonës së emrave të nderuar të qytetit
1 Prill, 10:33
-
Në kërkim për prodhim dhe shitje droge, arrestohet 41-vjeçari në Kavajë! Gjykata e dënoi me 4 vite e 7 muaj burg
1 Prill, 10:22