Premierë botërore e “Të Mjerët”
nga romani i Viktor Hygos

Premierë botërore e “Të Mjerët” <br />nga romani i Viktor Hygos
BRITANI - Dje në Londër u shfaq premierë filmi musical “Les Miserables”, “Të mjerët” një nga kryeveprat botërore të romantikut të famshëm Viktor Hygo. “Les Miserables” e regjisorit Christopher Nolan është vendosur në Francën e shekullit 19-të dhe flet për një histori mbi dashurinë pa përgjigje, mbi pasionin, sakrificën dhe mbijetësën e shpirtit njerëzor.

Hugh Jackman luan rolin e ish-të burgosurit Jean Valjean, i cili ndiqet për dekada të tëra nga polici i pamëshirshëm Javert luajtur nga Russel Crowe. Më vonë Valjean shpëton vajzën e vogël Cosette luajtur nga Amanda Seyfred nga kthetrat e familjes Thenardier ku punonte dhe paraqet personazhin më të përkryer të viktimës së pafajshme.

Ajo është vajza e Fantines, rol i përshtatur nga Anne Hathaway, lindur nga një lidhje jashtmartesore që për ti siguruar bukën ishte marrë me prostitucion. Ndërsa Helena Carter luan rolin negativ të zonjës së pasur Thenardier. Të gjithë aktorët dukeshin të përshtatur mjaft mirë me rolet e tyre.

Padyshim nata e mbrëmshme nuk mund të ishte ishte pa sharm dhe klas, ku aktorët protagonistë shkëlqyen në tapetin e kuq. Hathaëay kishte veshur një fustan të firmës Givenchy-s, e cila mesa duket është mësuar tashmë me flokët e shkurtra pasi asaj i duhej t’i priste flokët e gjatë për rolin e Fantinës, një femër e poshtëruar nga shoqëria dhe ligji.

(lç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij

Vlorë/ Dhunuan fizikisht një person dhe i dëmtuan makinën, në pranga 28-vjeçari, në kërkim xhaxhai i tij