Sipas raportimeve të mediave angleze,të dyja skuadrat kanë shfaqur interes për 29-vjeçarin.
Nga njëra anë “topçinjtë” janë duke kërkuar një zëvendësues të denjë për gardianin e portës së tyre, 34-vjeçarin Petr Cech, i cili edhe pse pritet të qëndrojë me skuadrën, nuk mund të vazhdojë të jetë titullar.
Gjithashtu edhe Arsene Wenger, end nuk ka vendosur asgjë mbi të ardhmen e Wojciech Szczesny, prej dy vjetësh i huazuar te Roma, ka shprehur pëlqimin e tij për 29-vjeçarin.
Ndërkohë edhe numri 1 i stolit të Liverpuoolit, Juergen Klopp, e ka shfaqu hapur interesin e tij për Hart, pasi nuk beson më te Simon Mignolet e Loris Karius, për të ruajtur portën.
Joe Hart, i cili është nën kontratë deri në vitin 2019, dhe paguhet me 153 mijë eurosh në javë, nuk është në planet e Pep Guardiola-s dhe City është duke pritur oferta për shërbimet e 29-vjeçari.
Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com