Premier League, Arsenal lë pushim titullarët, fitore me vuajtje ndaj Southampton

Premier League, Arsenal lë pushim titullarët, fitore me vuajtje ndaj Southampton

Lojtarët e Arsenal pas golit të shënuar

Arsenal ka vuajtur në ndeshjen e zhvilluar në “Emirates” ndaj Southampton, por në fund ia ka dalë të fitojë 3-2, në një ndeshje ku trajneri Arsene Wenger la pushim disa titullarë si Ramsey, Ozil, Monreal, Koscielny, për ndeshjen e kthimit të Europa League. 

Southampton shënoi i pari kur u mbush çerekore lojë me anë të Shane Long, por pas dhjetë minutash Arsenal vuri baraspeshën me golin e Pierre-Emerick Aubameyang, pas një kombinimi me Welbeck.

Danny Welbeck kompletoi përmbysjen e “topçinjve” në pjesën e parë, duke realizuar golin e dytë, por 15 minuta para fundit trajneri i Southampton, Mark Hughes bëri lëvizjen e duhur duke aktivizuar Charlie Austin. Pas vetëm dy minutash në fushën e lojës Austin realizoi golin e barazimit 2-2 për miqtë. Ky i fundit ka shënuar gol në të katër ndeshjet e luajtura ndaj Arsenal në karrierën e tij. 

Por nëntë minuta para fundit, Arsenal shënoi golin e tretë, sërish me anë të Welbeck, njeriu i ndeshjes. Në 23 ndeshjet e fundit kundër “shenjëtorëve” në “Emirates Stadium”, Arsenal nuk ka humbur asnjë me 17 fitore dhe 6 barazime.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan

Kazakistan/ Avioni me 67 persona në bord dyshohet se u godit nga rusët, vetëm 28 mbijetuan