Futbolli elitar në Angli mbylli raundin e 28-të. Të dielën e 9 marsit Chelsea fitoi kundër Leicester, ndërsa Tottenham shmangu turpërimin në shtëpi, duke marrë një pikë. Në "Old Trafford" Manchester United ndali 1-1 Arsenalin dhe i bën nder Liverpoolit në garën për titullin kampion.
Në "Old Trafford" Manchester United ndali 1-1 Arsenalin dhe i bën nder Liverpoolit në garën për titullin kampion. Bruno Fernandes shënoi për "Djajtë e Kuq" një gol të bukur në shtesën e dytë të pjesës së parë, ndërsa Declan Rice barazoi 16 minuta nga fundi.
Në "Stamford Bridge" Chelsea fitoi 1-0 kundër Leicester, duke marrë suksesin e dytë radhazi. Në Londër, Cole Palmer gaboi penalltinë e parë në karrierë për vendasit, duke shpërdoruar shansin për të marrë epërsinë që në pjesën e parë. Megjithatë Cucurella në minutën e 60-të i dha tri pikë ekipit të Marescas duke e dërguar në zonën Champions.
Nga ana tjetër, Tottenham barazoi 2-2 kundër Bournemouth. Miqtë shënuan dy herë me Tavernier dhe Evanilson, para se Sarr dhe Son me penallti barazuan ndeshjen.
Premier League kryesohet nga Liverpool me 70 pikë, ndjekur nga Arsenal me 55 të tilla dhe një ndeshje më pak.
Premier League, raundi 28-të:
E diel, 9 mars 2025
15:00 Chelsea 1-0 Leicester
15:00 Tottenham 2-2 Bournemouth
17:30 Manchester United 1-1 Arsenal
Renditja:
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
2 Shkurt, 13:24
A e mbështesni kërkesën e gjyqtarëve për rritje page?
-
Po
14.9%
-
Jo
80.4%
-
Nuk e di
4.6%
Vota total: 3987
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Çmenduria' e Manchester Cityt, e bleu 50 milionë euro dhe tani e dërgon në Championship
3 Shkurt, 16:05
-
Dështon transferimi i Matetës te Milani, sulmuesi nuk kaloi vizitat mjekësore! Operacioni në gju do e mbajë jashtë për tre muaj
3 Shkurt, 11:15
-
GOLAT/ Armando Broja luan 27 minuta, Sunderland fiton 3-0 kundër Burnleyt në Premier League
3 Shkurt, 09:50
-
Premier League/ Manchester United tre suksese radhazi, fiton 3-2 mes dramës kundër Fulhamit
1 Shkurt, 17:12
-
VIDEO/ Përleshje masive, pesë gola dhe karton i kuq! Chelsea i merr fitoren në fund West Hamit
1 Shkurt, 14:50
-
GOLAT/ Liverpooli fiton pas pesë ndeshjeve, përmbys 4-1 Newcastlen në 'Anfield'
1 Shkurt, 14:22
-
Arsenali fiton 0-4 kundër Leeds United, rikthehet te tri pikët pas tre ndeshjeve pa fitore! ‘Topçinjtë’ në krye të Premier League
31 Janar, 18:18
-
Champions League mbylli sot ndeshjet e ligës me 18 duele, skuadrat që kalojnë në fazën e 1/8-ave dhe play-off! Surprizojnë Reali, Juvja dhe Interi, ngec edhe PSG! Eliminohet Napoli
28 Janar, 22:58
-
Akuzon Chelsea: Dy tifozët tanë u plagosën në Napoli
28 Janar, 11:06
-
Champions League luan sot aktin e fundit të grupit, 18 ndeshje në një orar! Emrat 'big' që mund të mbeten jashtë, Napoli rrezikon eliminimin (LLOGARITË)
28 Janar, 09:03
-
Manchester United përmbys 2-3 Arsenalin në Londër, futet në zonën Champions dhe rihap garën për titullin kampion
25 Janar, 19:26
-
VIDEO/ Granit Xhaka s'i mban nervat, përplaset me tifozin e West Ham: Hajde ta sqarojmë jashtë
25 Janar, 19:00