Këtë javë në kampionatin anglez të futbollit një nga ndeshjet që spikat është Arsenal - Çelsi. Trajneri i ekipit të Arsenalit Vengel në prag të sfidës ka deklaruar se do të tentojë të ndalë kampionët e Europës në fuqi. "Topcinjtë" kanë befasuar me ndeshjet e fundit, midis të cilave frenimin e kampionëve të City-t javën e fundit në barazim 1-1. Ndërsa Di Mateo kërkon maksimumin në fushë edhe pse do të jetë tepër e vështirë.

Di Mateo do të hedhë në fushë të gjithë arsenalin e rëndë në fushë, shpresat janë te Oskar dhe Torres. Trajneri i ekipit të Manchester City-t Roberto Mancini në prag të sfidës së radhës në Premier League përballë ekipit të Fulhamit ka kujtuar edhe njëherë objektivin për këtë edicion. "Manchester City do të luftojë sërish për të fituar titullin kampion. Jemi të vetëdijshëm që nuk do të jetë një luftë e lehtë, por kemi besim që do ja dalim mbanë për të fituar për herë të dytë radhazi.

Këtë edicion do të jetë një garë më e fortë se edicionin e kaluar, pasi ekipet janë forcuar shumë duke filluar nga Fulhami që do të luajmë ndeshjen e radhës" pohon italiani. Aktualisht londinezët në drejtimin e Mancinit kanë bërë një start relativisht pozitiv, por që mbetet edhe shumë për t'u përmirësuar përfundon intervistën e tij tekniku. Këtë edicion londinezët do të kërkojnë që të lënë gjurmë edhe në Champions League.

(d.b/shqiptarja.com)