Premier League e futbollit në Angli nisi këtë të premte me raundin e 31-të. Në stadiumin "Vitality" vendasit e Bournemouth ia dolën të merrnin një pikë duke ndalur 2-2 Manchester United.
Ndeshja nisi me miqtë më kërkues, por Casemiro dhe Bruno nuk mundën të shfrytëzonin rastet që u paraqitën brenda pjesës së parë. Duhej minuta e 61-të që 'Djajtë e Kuq' të gjenin epërsinë me penalltinë e kthyer në gol nga kapiteni Bruno Fernandes. Vetëm gjashtë minuta më pas ishte Ryan Christie që barazoi shifrat për 1-1. Minuta e 72-të solli golin e dytë për United, me James Hill që shënoi në portën e tij.
Kur u duke se Man. United do shkonte te tri pikët, Harry Maguire katranosi gjithçka dhe shkaktoi 11 metërsh në minutën e 81-të, duke dalë edhe me karton të kuq si futbollisti që bëri ndërhyrjen e fundit. Nga pika e bardhë e 11 metërshit ishte Eli Junior Kroupi që barazoi shifrat për 2-2, duke bërë që skuadrat të ndanin pikët.
Me 55 pikë Man. United mbetet në vendin e tretë, ndërsa Bournemouth me 42 pikë ngjitet në pozitën e 10-të në Premier League.
Komente






