Premier League, fitojnë kryesuesit,
Chelsea afër rekordit të ri

Premier League, fitojnë kryesuesit,<br />Chelsea afër rekordit të ri
Ndeshjet e mesjavës në kampionatin anglez nuk kanë dhuruar surpriza. Të gjithë ekipet e mëdha kanë arritur të marrin 3 pikët e radhës.

Blutë e Antonio Contes kanë arritur të ruajnë  edhe këtë javë kryesimin e Premier League edhe pse me një fitore minimale 1 me 0 kundër Sanderland. Kjo fitore është e 10-të për djemtë e Contes dhe u mjaftojë edhe 2 të tjera për të thyer rekordin e tyre të mëparshëm.

Nga ana tjetër edhe liverpool ka arritur të marri një fitore pa probleme përball Middlesbrought, duke u vendosur në vendin  e dytë në tabelën e klasifikimit. Tre golat e shënuar i kanë dhënë vendin e dytë skuadrës së Jurgen Klopp edhe pse ndodhet me pikë të barabarta me Arsenalin.

Edhe Manchester City ka arritur një fitore me 2 gola të shënuar  kundër Watford.  United i Mourinho i shpëtoi barazimit nga një gol i shënuar nga Ibrahimovic, ndërsa Tottenham ka arritur një fitore 3 me 0  përball Hull City.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush kë do të forcojë më shumë protesta e 7 tetorit?



×

Lajmi i fundit

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare

Qeveria me strategji të re/ S’ka më përjashtime nga taksat, mbështetja e bizneseve apo individëve do të bëhet me kompensime e financiare