Ekskluzive/Dëshmi dhe foto nga fushata e PD të autorit të dyshuar për vrasje! Gjykata e la në burg, flet nëna e viktimës: Më vrau djalin dhe ma hodhi në kanal, i lirë bënte fushatë

TIRANË- Nëna e Florian Selimi, të riut që mbeti i vrarë me thikë, dërgoi një letër në adresë të emisionit ’Pa Gjurmë’ në Report TV, ku kërkon ndihmën e medias për situatën në të cilën ndodhen. Dukate Selimi dëshmon ekskluzivisht për ‘Pa Gjurmë’ në Report Tv se autorët e dyshuar për vrasjen e të birit ndodhen jashtë hekurave. Edhe pse Gjykata e Apelit, Vlorë, la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Fier me masën e sigurisë ’arrest me burg’ për dy të rinjtë, në muajin mars 2020, sipas nënës së 23-vjeçarit të vrarë të rinjtë e dyshuar lëvizin lirisht në fshat. Këtë dëshmi e dokumenton me disa foto, ku sipas asaj dallohet qartë njëri prej autorëve të dyshuar, i cili në prill të këtij viti ka qenë i pranishëm në mitingun e zhvilluar në Fier, gjatë fushatës për zgjedhje të PD-së.

Kam këtë foto që po ta shihni është një nga djemtë që vrau djalin tim. Ai ka marrë pjesë në mitingun e PD-së, madje ka qenë përkrah kandidatin për deputet në qytetin e Fierit. Ne ndjehemi shumë të kërcënuar. Pasi jo vetëm ata, por edhe shumë të tjerë na dalin me armë. Vëllain tim kanë dashur ta vrasin 10 ditë më parë, pasi vëllai im ka bërë një denoncim për kërcënimet me armë që ka marr.

        

Dukate Selimi denoncon një tjetër ngjarje, që ka ndodhur në prill të këtij viti në fshatin Sulaj, ku sipas saj, të njëjtët persona që i vranë djalin kanë plagosur edhe një bashkëfshatar. Ajo vë në dispozicion videon ku bashkëshortja e të plagosurit është marr në pyetje nga oficeri i policisë gjyqësor në spital, duke dëshmuar për ngjarjen.

Kishte një muaj qëi shkonte mbrapa nëpër toka, pas bagëtisë me psitoleta, duke i shitur mend me psitoletë.Mora kushëririn në telefon dhe i tregova si ishte puna. Unë isha në shtëpi me kalamajtë me familjen time, vetëm kur plasi sherri, kur krisi pushka, krisi arma. Ishte Berti Mërnica, vetë xhaxhai me nipin e tij Kirin. Ishin edhe disa persona të tjerë afër xhamisë. Ata të dy njofta unë Bertin dhe Kirin. Nuk e di cfarë kishte Kiri me ne. Nuk isha aty për momentin, por kur shkova e pashë duke e goditur me sytë e mi. Me armëe qëlloi nuk pashë më gjatë me çfarë arme. Ary prezent ishin edhe disa komshinj. Burri imi plagosur erdhi vetë në këmbë në shtëpi, duke e mbajtur unë për krahu, deri në gjysmën e rrugës.

Florian Selimi ndërroi jetë pasi u godit me thikë për motive të dobëta. I riu nga Tropoja prej vitesh jetonte në fshatin Sulaj të Fierit, fshat në të cilin banojnë edhe dy autorët e dyshuar të ngjarjes. Trupi i pajetë u gjet mëngjesin e 12 gushtit 2019 në një kanal, pranë kthesës së Hamilit, vend në të cilin u gjet edhe makina e tij tip ‘’Renault” me targa AA641EN. Me lot në sy nëna jep për herë të parë dëshminë e saj në media. Ajo rrëfen si mblodhën një nga një sendet personale të djalit dhe si e ndjehu zemra e saj se diçka e rëndë kishte ndodhur me fatin e tij.

Kemi ardhur nga plazhi atë ditë dhe më mori motra për Bajram. Sapo bëheshim gati, ai mori dy bidona për të mbushur ujë në Radovicë. Gjatë rrugës i ka dalë goma. Në cep të rrugës ka ndaluar dhe ka marr të atin në telefon. Ka shkuar të marr një pjesë makine që i duhej. Burri u kthye në shtëpi, ndërsa ai qëndroi për të rregulluar makinën i vetëm. Kur i rashë telefonit ai nuk më doli më në telefon. Kur kemi shkuar në vendngjarje burri ka parë dy cuna të cilët shihnin poshtë në kanal. Cuni më pati thënë më parë, se ata janë të rrezikshëm. Unë e kisha frikën e kësaj ngjarje të rëndë. Kur shkuam, djalin nuk e gjetëm aty. Pajisjet ishin të gjitha në makinë. Burri u fut në kanal, vajza gjeti syzet e tij në tokë dhe një cigare. Ata e kishin qëlluar me grusht. Kemi kërkuar në kanal dhe gjetëm atleten, e kemi ditur se e kishim në kanal, kërkuam ndihmën e policisë më pas. E kam ditur se e kisha të vdekur, mbi urë i thashë: Ta kam bërë hallall. Policia mori një qen, i cili i drejtoi deri tek motorri që kishin lënë autorët. Kanë ardhur nga Tirana gjetën gjurmët e gjakut të freskëta dhe thikën. Kur bëmë varrimin anëtarë të fisit kërkuan leje për të ardhur në varrim. Pse duhet të kërkonin leje nëse djalin nuk e kishin vrarë djemtë e tyre?

Por si lindën konfliktet mes dy fiseve, ndërsa prej 20 vitesh ata kanë jetuar në njëjtin fshat, konflikte që lindën në vitin 2015 e që kulmuan me vrasjen e 23-vjecarit.

Ne kemi qenë bashkëfshatar prej 20 vitesh, kemi hyrë dhe dalë me njëri-tjetrin. Konfliktet nisën që kur filluan të na vidhnin. Vëllai im ka bërë një plagosje për vetëmbrojtje, pasi ata tentuan të vidhnin bagëtitë dhe kanë qenë të njëjtët persona që e goditën disa herë me thikë. Kjo ngjarje ka ndodhur në 2015. Kur shkova tek shtëpia e vëllait kam gjetur një grup të armatosur. Ata kanë dashur të më vrasin edhe mua, madje më kanë vënë duart në fut. Kanë qenë me 30 armë të ndryshme pistoleta, kallashnikov. Është një fis problematik në të gjithë fshatin, kur diçka ndodh në fshat ata bëhen një grup i armatosur. Policia e Fierit din gjithçka për ta. Janë fisi Mërnica dhe personi që ka vrarë djalin tim ka vrarë edhe një dhëndërr të familjes. Ata mbrohen nga një grup kriminal që dërgojnë një thes me para, në Prokurori për të mbyllur çeshtjen. Djali im nuk është përfshirë fare me ta dhe nuk kishte asnjë lidhje. Ai ka qenë në Gjermani dhe kishte dy muaj që ishte kthyer në Shqipëri më 20 maj të 2019, ndërsa mbeti i vrarë tre muaj më pas. Kërkoj drejtësi për djalin tim, që të prehet i qetë- përlotet në studio nëna e 23-vjeçarit të vrarë

 

 

 

Emisioni i plote

O.D./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë