Liverpuli është futur në garë për të transferuar një sulmues klasi për të shpëtuar edicionin, të cilin e ka filluar me shumë probleme, pasi në tre javët e para në Premier League ka marrë vetëm një pikë. Ajo që ka djegur më shumë është humbja në shtëpi përballë ekipit të Arsenalit me rezultatin 0-2. Ky rezultat ka shkatuar polemika midis presidentit të ekipit dhe tifozëve, të cilët kërkojnë një sulmues goli.
Alternativat më të mundshme për Liverpulin janë Majkëll Ouen dhe Didier Drogba. Ouen është një dashuri e vjetër e Reds, por mosha e tij aktuale, 32 vjec dhe forma jo shumë e mirë e nxjerrin nga gara sulmuesin. Ndërsa kalimi i Drogba është shumë i mudshëm, pas problemeve me ekipin Shanghai Shenhua. Nëse do të vinte Drogba do të formonte një dyshe të frikshme me Suarezin duke i dhënë më shumë shpresa Liverpulit për një vend midis katër ekipeve më të mira të Premier League.
(d.b/shqiptarja.coim)
/Shqiptarja.com