Premier League e futbollit në Angli zhvilloi këtë të dielë katër ndeshjet e programuara për raundin e 28-të. Tri pikë siguruan Arsenali, Manchester United, Fulham dhe Brighton, ndërsa Tottenham nuk fiton prej dhjetë ndeshjesh radhazi. Në të katërta ndeshjet u regjistruan rezultate identike, 2-1, në favor të skuadrave vendase.
Në ‘Emirates’ Arsenali mposhti 2-1 Chelsean në derbin e Londrës. ‘Topçinjtë’ mbeten në krye të renditjes me 64 pikë, pesë pikë dhe një ndeshje më shumë se ndjekësit e Manchester Cityt. Arsenali kaloi në epërsi pas 21 minutave lojë me golin e Saliba, ndërsa ekuilibrat u vendosën në fundin e pjesës së parë me autogolin e Hincapie. Për t’i dhënë tri pikët Arsenalit mendoi Timber me golin e minutës së 66-të.
Në 'Old Trafford' Manchester United përmbysi 2-1 Crystal Palace duke marrë fitoren e dytë radhazi. Miqtë nga Londra kaluan të parët në epërsi me golin e Lacroixe në minutën e katërt, ndërsa 'Djajtë e Kuq' u përgjigjën me 11 metërshin e Bruno Fernandes dhe golin e Benjamin Seskos në pjesën e dytë. Me këtë sukses United ngjitet në pozitën e tretë me pikë të barabarta (51) me Aston Villan.
Në 'Craven Cottage' Fulhami fitoi 2-1 kundër Tottenhamit në derbin e vogël të Londrës. Vendasit shënuan dy herë në pjesën e parë me Wilson dhe Iwobi, para se Richarlison të shkurtonte shifrat. As ndërrimi i trajnerit dhe ulja në stol e Igor Tudor nuk kanë qenë të efektshme për Spurs, që shohin dhjetë ndeshje radhazi pa fitore në kampionat.
Premier League, raundi 28-të:
E diel, 01 mars 2026
Brighton 2-1 Nottingham
Fulham 2-1 Tottenham
Manchester United 2-1 Crystal Palace
Renditja:
Komente




