Manchester City ka arritur një fitore kundër QPR-së me rezultat 3-1, duke vazhduar startin e mirë të kampionatit.Manchester City dominoi përgjatë 90 minutave duke mos e diskutuar fitoren. QPR rezistoi deri në minutën e 16' të ndeshjes, pasi Taya Toure ka zhbllokuar rezultatin me një gjuajtje të fuqishme në zonë pas harkimit të topit nga David Silva nga këndi duke mbyllur pjesën e parë në avantazh.
Pjesa e dytë filloi më e mirë për miqtë që barazojnë shifrat me Zamoran në minutën e 59'. Por festa e miqëve zgjati vetëm dy minuta, pasi në minutën e 61 është Dzeko që kalon në epërsi vendasit duke rikthyer festën në stadium pas asistit të argjentinasit Tevez. Pas përfundimit të kohës së rregullt në minutën e dytë shtesë, Carlos Tevez vulos rezultatin në 3 - 1.
(d.b/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com