Shkodran Mustafi shpalosi shqiponjën në Kardif, në ndeshjen që Arsenali fitoi 3-2 ndaj vendasve uellsianë, në javën e katërt të Premier League. Mbrojtësi me origjinë shqiptare festoi me shenjën e shqiponjës pasi shënoi golin e parë të ndeshjes, pas një krosimi nga këndi të një tjetër futbollisti me origjinë shqiptare, Granit Xhakës.

Goli i Mustafit dhe festimi me shqiponjë 

Në sekondat e fundit të pjesës së parë, Kardifi me Camarasa. Megjithatë, në minutën e 62-të Aubameyang i dha sërish epërsinë skuadrës së Unai Emery. Uellsianët nuk u dorëzuan dhe gjetën shumë shpejt baraspeshën me Ward. Por, 8 minuta para fundit të kohës së rregullt, Lacazette realizoi golin e triumfit për Arsenalin.