Southampton-Chelsea...
-Chelsea e mbyl në krye fazën e parë-
 TIRANË, 28 Dhjetor/ATSH-Arbi Fortuzi/-.Chelsea është zyrtarisht kampion i dimrit në Premier Ligë. Skuadra e drejtuar nga Jose Murinho nuk ka mundur të shkojë më shumë se një barazim përballë Southamptonit, por kjo ka mjatuar ti mbajë në vendin e parë, duke i shpalluar kampion te dimrit, një rezultat ky, që premton shumë për blutë lodinez.
Nga krahu tjetër java e 19-të e Premier Ligës anlgeze ka luajtur gjatë ditës së sotme 9-të ndeshje të javës së 19-të, ku padyshim kanë rënë në sy barazimet e të mëdhave.
Kështu Manchetser United i Van Gaal ka barazuar pa gola në transfertën e vështirë të Tottenham, ndërsa City edhe pse ishte në avantazh të dy golavë është arritur në fund dhe nuk përfitoi nga barazimi i Chelseat për të ngushtaur diferencën me skuadrën e Murinhos. Tashmë diferenca mes kampionëve të Anglisë dhe Cityt është po 3. Së fundmi vetëm Arsenal nga skuadrat e mëdha ka arritur të marrë tre pikë, duke mundur me rezultatin 2-1 me Ëest Ham.
Mbrëmjen e të hënës do të luhet dhe ndeshja e fundit e javës së fundit të fazës së parë mes Liverpool dhe Sëansean City.
Rezultatet e Javës së 19-të:
Ora 13:00, Totenham-Manchester United 0-0
Ora 15:00, Southampton-Chelsea 1-1
Ora 16:00, West Ham- Arsenal 1-2
Ora 16:00, Aston Villa-Sunderlund 0-0
Ora 16:00, Hull City, Leicester City 0-1
Ora 16:00, Manchester City-Burnley 2-2
Ora 16:00, QPR-Cristal Palace 0-0
Ora 16:00, Stoke City-West Bormuich 2-0
Ora 17:00, Newcastle-Everton (po luhet)
Nesër 21:00, Liverpool-Swansea City
Klasifikim: Chelsea 46 Pikë, Manchester City 43 Pikë, Manchester United 36, Southampton, Arsenal,...18.Crstal Palace, 19. Burnley dhe në vend të 20 Leicester.