TIRANE - Opera “Traviata” e Verdit, si asnjëherë më parë, iu servir publikut shqiptar në formën e baletit. Me muzikë të kompozitorit italian, Xhupeze Verdi, "Traviata" u shfaq premierë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit, nën koreografinë e çiftit Enada Hoxha e Gerd Vaso.

Publiku i cili kishte mbushur sallën e TKOB u mahnit nga lëvizjet koreografike të sjella në skenë nga trupa e baletit të TKOB.

“Traviata” u risoll me rastin e 200-vjetorit të lindjes së Verdit dhe gjithashtu në nder të të gjitha performueseve të personazhit të Violetës në skenën shqiptare gjatë 60 viteve të fundit.

Për skenografinë e Baletit, u kujdes Erald Bakalli, ndërsa dirigjimi i orkestrës iu besua Eno Koços. Një emër i njohur si Ardi Asllani, ideoi kostumet e balerinëve në këtë shfaqje të rrallë.

Baleti “Traviata” do të vijojë të shfaqet në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit deri më datë 10 mars.

Redaksia Online
(xh.k/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com