Premiera e dytë në Teatrin Kombëtar
"Familja Tot", me aktorët më të mirë

Premiera e dytë në Teatrin Kombëtar<br />
Teatri Kombëtar sjell premierën e dytë të sezonit të ri artistik. "Familja Tot", një komedi brilante nga autori hungarez Orkeny Istvan. Premiera absolute do të mbahet në datat dt.21-22-23 Tetor, ora 19:00.

Kjo premierë do të sjellë në skenë aktorët më të mirë shqiptarë. Aktorët që do të intepretojnë në këtë shfaqe janë Bujar Asqeriu, Olta Daku, Ndriçim Xhepa, Indrit Çobani, Adelina Muça, Sokol Angjeli, Suela Konjari, Vangjel Toçe, Xhevahir Zeneli.

[gallery]19210[/gallery]
Regjizore e kësaj premiere është Andia Xhunga, ndërsa skenograf është Genc Shkodrani dhe kostumografe të Berina Kokona.

Kjo shfaqe tregon ankthin e familjes Tot, për fatin e djalit të tyre që ndodhet ushtar në luftë. Ditën që ata i viziton komandanti i djalit, nis një kalvar nënshtrimesh përballë kërkesave të pazakonta të Majorit...

Familja Tot


Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit

Velipoja plazhi më i populluar në vend! Java e parë e gushtit shënon fluksin më të lartë të sezonit