Premiera, Margherita Colombo
në Tiranë për “Orpheo et Euridice”

Premiera, Margherita Colombo<br />në Tiranë për “Orpheo et Euridice”
TIRANE- Opera e parë premierë e vitit 2014 po afron. Ajo mban titullin  “Orpheo et Euridice” dhe do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë me regji dhe skenografi të Nikolin Gurakuqit. Premiera me libret të Ranieri de' Calzabigi-t e kompozitorit Christoph Willibald Gluck do të ngjitet në skenë në bashkëpunim me artistët shqiptarë dhe një artisteje të mirënjohur që vjen nga Teatri i Operës së Lajpcig-ut.

Ajo është dirigjentja Margherita Colombo, e cila në karrierën e saj njihet edhe si pianiste dhe kompozitore e talentuar. Margherita Colombo do të dirigjojë operën “Orfeo e Euridice dhe sot paradite do të prezantohet me rastin e një konference për median që do ta mbahet për premierën.

Colombo është e specializuar veçanërisht në repertorin operistik italian dhe gjerman, por në jetën e saj artistike ajo ka një përvojë të pasur që nis nga dirigjimi i orkestrës Gewandhaus për të vijuar me dirigjimet e operave dhe koncertet simfonike në Gjermani, Itali dhe Zvicër, etj. Zonja Colombo do të drejtojë orkestrën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë për premierën, ndërsa dirigjenti i korit do të jetë Dritan Lumshi.

Ndërkohë Artan Ibërshimi do të realizojë pjesët koreografike të operës “Orfeo e Euridice”. Premiera do të shfaqet në datat 23, 25, 27 dhe 29 Prill ora 19.00 dhe në rolet kryesore do të interpretojnë Sonila Baboçi e Ivana Hoxha (alto), në rolin e Orfeos, ndërsa sopranot Dorela Çela, Eriona Gjyzeli, Enkelejda Kamani do të interpretojnë rolin e Euridices. Personazhe të tjerë si Amore do të interpretohen nga sopranot Dorina Selimaj e Rezarta Qevani, të cilat së bashku me protagonistët e tjerë do të shoqërohen gjatë premierës nga kori, Trupa e Baletit dhe Orkestra e TKOB.
 
“Orpheo et Euridice”
Titulli në origjinal i operës është “Orpheo et Euridice”. Regjisori Nikolin Gurakuqi do të ngjis në skenë historinë ngazëllyese të heroit legjendar grek, i cili hyn në Botën e Nëndheshme për të shpëtuar dashurinë e tij. Me një libret të shkruar mjeshtërisht, me muzikë të jashtëzakonshme, me pasazhet ndjellëse koristike, baletet imagjinare, duetet dramatike dhe vuajtjet e heroit, Orfeo, bashkohen skenografia e ideuar nga regjisori Gurakuqi dhe zërat e sopranove. Mesazhi: Fuqia e dashurisë triumfon mbi gjithçka.

Vepra “Orpheo et Euridice” u kompozua në 1762 në Vjenë: Shfaqja e parë u dha në 5 Tetor 1962 në Teatrin “Burg Theater”. Është një vepër operistike me 3 akte. Opera është në gjuhën italiane. Libreti është Da Calzabigi-t është bazuar në legjendën greke.

Shkrimi u publikua sot (22.04.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan

Shkëmbim të burgosurish mes Rusisë dhe SHBA-së! Pritet të lirohen gazetari Evan Gershkovic dhe ish marinsi Paul Whelan