Premtimi i Vuçiç: Nëse një prodhues makinash pranon të investojë në Serbi, do të hidhem me kostum në pishinë

Premtimi i Vuçiç: Nëse një prodhues makinash pranon të investojë në Serbi, do të hidhem me kostum në pishinë

Aleksandër Vuçiç

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka bërë premtimin se do të hidhet në pishinë i veshur me kostum nëse në muajin qershor merr një lajm të mirë që i referohet investimit në Serbi.

"Unë premtoj se do të hidhem në pishinën e Tasmajdanit me kostum nëse e marrim atë lajm në qershor. Ky lajm është shumë i rëndësishëm edhe pas kësaj, mund të them se e mbarova punën time për Serbinë," tha Vuçiç në intervistën e tij për një emision në TV Prva.

Në gjysmën e dytë të qershorit pritet të marrë përgjigjen që lidhet me investimin e një prodhuesi makinash në Serbi, por nuk e sqaron për çfarë bëhet fjalë konkretisht.

Kjo vjen pas pakënaqësisë së punëtorëve të Fiat-it për ofertën e kompanisë: të lënë punën ose të punojnë jashtë vendit. Sipas Vuçiç, do të ndihmojnë punëtorët dhe do të arrijnë kontrata të reja tepër të suksesshme në mënyrë që asnjë kompani private të mos u thotë se çfarë të bëjnë. Presidenti serb tha se një pjesë e punëtorëve duhet të shkojnë jashtë vendit për trajnim, siç ndodh në pothuajse të gjitha fabrikat e tjera të reja në Serbi.

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arbërori: 16/05/2022 15:31

    Mos u zhyt i vetëm fyte e edhe vllaun aty dhe mos harro sapunin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez

Xabi Alonso drejt rinovimit, Liverpool hedh sytë te trajneri portugez