TIRANE- Me ëndrrën se do të bëhej e famshme në Tiranë, një 17-vjeçare që kishte ikur nga fshati për të banuar në qytetin e Lezhës, ka rënë pre e mashtrimeve të dy të rinjve, të cilët dyshohet se e kanë përdhunuar për 8 ditë me radhë. Po të mos ishte për një mikun e të atit të vajzës, i cili e kishte parë në Tiranë, në shoqërinë e një balerine, mbase e mitura do të lëngonte ende atje në stanin e largët të fshatit Barbulloj të Lezhës. Policia e Lezhës njofton zyrtarisht se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve Taulant Ndreca, 18 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë dhe Valentin K, 17 vjeç, banues në Barbulloj, Lezhë. Policia tha se arrestimi i tyre u bë pasi kanë kryer mardhënie seksuale, nën presionin e dhunës psiqike e fizike, me shtetasen G.M, 17 vjeçe, nga fshatarat e Lezhës, banuese në qytet.
Ata dyshohet se më 4 nëntor, e kanë joshur të miturën me premtimet e një jete të lumtur në Tiranë, ku i thoshin se kishin njohje me artistë dhe VIP-a dhe se ajo do përjetonte ditët më të lumtura të jetës. Për 5 ditë më radhë mendohet se e kanë përdhunuar në disa hotele të Laçit, Lezhës dhe Durrësit dhe pas vizitës në Tiranë, e dërguan në stanin e deleve, në Barbulloj, ku e mbajtën nga data 9 nëntor, deri dje. Ndërkaq, familja kishte bërë denoncim në datën 7 nëntor, ku nuk kishin asnjë dijeni për vendndodhjen e vajzës, pasi edhe ajo vetë nuk u kishte treguar.
Pikërisht një prek miqve të babait të vajzës, duket se është “shpëtimtari”, pasi ai e kishte parë në Tiranë vajzën, bashkë me 2 djemtë dhe një balerinë. Pas marrjes së emrave konkretë, ekspertët e policisë organizuan aksionin për kapjen e tyre. Materialet i kalojnë Prokuroisë së rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale “Mardhënie seksuale me dhunë, me të mitur”, në bashkëpunim parashikuar nga neni 101/2 Kodit Penal.
Shkrimi u publikua sot (13.11.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com