TIRANË - Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama e cilësoi si këmbanë alarmi dorëheqjen e djeshme të kreut të policisë së Dibrës, Shemsi Prençi. Në një deklaratë të posacme në selinë e PS, Rama deklaroi se qëndrimi i djeshëm i kryepolicit është sinjal alarmi për thellimin e krimit në vend dhe kapjen e shtetit nga korrupsioni.
“Qëndrimi i djeshëm i Shemsi Prençit është këmbanë alarmi për shpellat e krimit në Bulqizë. Këmbanë të cilën duhet ta dëgjojë prokurorja e përgjithshme. Ta dëgjojnë
të gjithë policët që duhet të ndeshen përditë me murin e shurdhët që mbron kusarët e krimit. Ta dëgjojnë të punësuarit e shtetit që i ka shkuar në palcë thika e padrejtësisë. Ta dëgjojë shoqëria, e cila po tërhiqet zvarrë nga korrupsioni i pandalshëm”, deklaroi Rama.
Por, në mënyrë të veçantë, arsyet e dorëheqjes së Prençit duhen lexuar mirë sidomos nga ndërkombëtarët.
“Qëndrimi i Prencit është këmbanë alarmi për miqtë ndërkombëtare, që të kuptojnë se hendeku mes reformave dhe realitetit është thelluar. Krimi shtetëror ka kapur për fyti Bulqizën”, deklaroi kryesocialisti.
Më tej ai i ka bërë thirrje atyre që rebelohen kundër këtij realiteti që të përfshihen në përpjekjen opozitare.
(aq/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
25 Nëntor, 08:30
Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?
-
Po
37.2%
-
Jo
54.1%
-
Nuk e di
8.6%
Vota total: 2938
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Koçiu në Ministerialin e Vjenës: Shqipëria mbi 60 projekte bashkëpunimi me Agjencinë Atomike, rritje e trajtimit të pacientëve me kancer
26 Nëntor, 15:15
-
SPAK i goditi organizatën kriminale, vëllai i Suel Çelës i arrestuar prej dy muajsh në Belgjikë
26 Nëntor, 15:00
-
Armando Broja flet pas rikthimit në fushë: Dua ekipin e parë sa më shpejt, fanella e Everton më dha emocion
26 Nëntor, 14:55
-
Flokë të shëndetshme dhe me shkëlqim, ja ushqimet që duhet të konsumoni
26 Nëntor, 14:49
-
Ndodh pas dhjetë vitesh konflikti, 28 Nëntori bën bashkë 'Ballistët' dhe 'Shvercerat' në Tetovë: Mirë se vini vëllezër nga Shkupi
26 Nëntor, 14:37
-
Vrasja e biznesmenit Reçi/ Dervishi në ‘Sot, Live në Shqipëri’: Një polic që trajnohet t’i zgjidhë konfliktet e qytetarëve, por që vetë vepron ndryshe!
26 Nëntor, 14:36
-
“Goca e Kaçanikut” rikthehet në skenën e TKOB pas 45 vitesh
26 Nëntor, 14:29
-
Gjykata Kushtetuese shqyrton më 27 dhjetor 'arrestin e shtëpisë' të Berishës, thërret dhe Kuvendin e SPAK në seancë
26 Nëntor, 14:26
-
KUJDES PAMJET E RËNDA/ U ekzekutua para pallatit, momenti kur biznesmeni Eduart Reçi qëllohet me plumb në kokë dhe bie në tokë
26 Nëntor, 14:19
-
Ciceron/ ‘Artisan Fest Tirana’, te Pazari i Ri! ‘Drit’n e syve m’dha flamuri’ në teatrin ‘Migjeni’, Shkodër! ‘Tumja e Kajes’ shfaqet në Kukës
26 Nëntor, 14:08
-
Detaji/ Grupi i Suel Çelës akuzohet se qëndron edhe pas atentatit të dështuar ndaj ‘Vis Korçarit’ në Elbasan më 2020! Dy vite më parë u kap Qosja
26 Nëntor, 14:03
-
Siguria në shkolla/ Rama: Sistem monitorimi me kamera brenda klasave, prindërit mund të kenë akses! Konsultime për mbylljen e TikTok
26 Nëntor, 13:58