Ish-drejtuesi i lartë i Policisë, Shemsi Prençi, ka deklaruar se videot me përmbajtje seksuale, ku shfaqen emra të njohur të botës së artit, i ka shpërndarë Shërbimi Informativ Shtetëror.
I ftuar në emisionin 'Frontline' me gazetaren Marsela Karapanço në Report Tv, Prençi tha se kjo u bë me qëllim heqjen e vëmendjes nga skandali mes ish-kreut të SHISH, Vlora Hysenit dhe Ergys Agasit.
Sipas Prençit, SHISH e kishte kuptuar se populli shqiptar ishte më i interesuar për historitë rozë, sesa për mbarëvajtjen e institucioneve shtetërore.
"Videot e këngëtarëve dhe të Adrian Hilës i ka nxjerrë në treg SHISH për një arsye. Pasi doli skandali i SHISH me Ergys Agasin, e pa SHISH se tregu thithte më shumë pjesën rozë. Bënë sondazh dhe e panë që 94% e popullit shqiptar ishin të shqetësuar për pjesën rozë dhe jo se i kanë rënë pantallonat shtetit. Çfarë bëri SHISH, nxori në treg disa video të tjera, që kishin një vit që i kishte SHISH në sirtar, për të tërhequr vëmendjen e opinionit publik, që të mos merren me kokën e SHISH-it dhe atë që e bëri kokën e SHISH-t, që e solli me gjithë ato bëma që kishte në Shërbimin Informativ të Kosovës", tha Prençi.
Lajmi kryesor:
Prençi në Report Tv: SPAK ka zbuluar një tjetër vilë të Ballukut, këtë herë jashtë Shqipërisë! Nesër e bëjnë publike, do dalin edhe 11 lokale dhe 4 apartamente luksoze në Tiranë







