Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme në Berat, procedohen penalisht dy persona

Prenë pyjet në mënyrë të paligjshme në Berat, procedohen penalisht dy persona

Foto ilustruese

Dy persona procedohen penalisht në gjendje të lirë, pasi akuzohen për krime mjedisore. Ata janë konstatuar nga specialistët mjedisor duke prerë në mënyrë të paligjshme pyjet si dhe nuk kishin dokumentacionin përkatës për lëndën drusore.

Gjatë hetimeve dhe monitorimeve në terren , struktura mjedisore në Berat kanë evidentuar  dy raste të krimeve mjedisore.

Konkretisht janë proceduar penalisht në gjendje të lirë  S. R., 57 vjeç, pasi në fshatin Sinjë, Berat u konstatuan 120 m3 lëndë drusore në pronësi të tij, e prerë në mënyrë të paligjshme.

Personi i dytë i proceduar penalisht është F. Q., 32 vjeç, pasi në fshatin Zhitom, Berat u konstatua nga Policia duke transportuar lëndë drusore, pa dokumentacionet përkatëse.

Rastet e tyre janë referuar në prokurori, ndërsa vijon monitorimi për goditur rastet që kryejnë krime mjedisore.

I.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale