MIRDITË - Kandidati i Alences për Punë dhe Dinjitet për Bashkinë e Mirditës, Gjergj Prenga ka zhvilluar një takim me ish të përndjekurit politike të këtij rrethi, duke marrë mbështetje masive nga kjo shtrese e shoqërisë.
 
Duke evidentuar faktin se Mirdita ka qenë një nga zonat që ka vuajtur më shumë nga regjimi komunist, të përndjekurit e kësaj zonë kanë kërkuar votë masive për kandidatin Gjergj Prenga, pasi ky i fundit vjen nga një familje e persekutuar. 

Nga ana tjetër, kandidati i djathte për Bashkinë e Mirditës, Gjergj Prenga ka garantuar mbështetjen e tij për ish të përndjekurit, duke ju kërkuar atyre që të votojnë masisvisht alternativen e djathtë që Mirditës ti rikthehet dinjiteti i nëpërkëmbur.

Edhe drejtuesit e Partisë Demokratike në Mirditë kanë kërkuar votë masive për Gjergj Prengen, pasi sipas tyre është njeriu i duhur që i duhet Mirditës.

Kandidati i PD-së për Bashkinë Mirditë, Gjergj Prenga po merr mbështetje maksimale nga takimi në takim, duke shkuar drejt një fitore të sigurte në zgjedhjet e 21-qershorit.
 
 Redaksia Online
(o.b/ Shqiptarja.com)