Prenotim online për vizitat te mjeku
Shiroka: S'ka sorollatje të pacientit

Prenotim online për vizitat te mjeku<br />Shiroka: S'ka sorollatje të pacientit<br>
Pas recetës elektronike, tashmë në qendrat shëndetësore të Tiranës ka nisur prej një jave edhe aplikimi i rekomandimit elektronik. Bruna Shiroka, mjeke në Qendrën Shëndetësore nr 3 në Tiranë sqaron se ky shërbim i jep fund sorollatjeve të pacietit, pasi rezervimi i ditës dhe orës së konsultës tek mjeku specialist bëhet online.

 “Ne përcaktojmë datën e vizitës dhe kemi mundësinë për të përcaktuar dhe një fashë orari në të cilën pacienti duhet të shkoj pranë specialitetit, gjë që bën që pacienti mos të paraqitet, nëse data nuk ështe e sotme, artificilaisht pranë qendrës shëndetësore të specialiteteve, por të shkoj në datën e përcaktuar dhe mundësisht në orarin e përcaktuar”, tha Bruna Shiroka

Pasi plotësohen gjeneralitetet dhe shqetësimit e shfaqura, pacienti duhet të paraqitet tek mjeku specialist me KODIN që del në fund të rekomandimit elektronik.

Krijohet një recetë elektronike që lejon ndjekjen në vazhdimësi të pacientit”, u shpreh Shiroka.

Pas recetës elektronike, rekomandimi online është një tjetër shërbim i ri për sistemin shëndetësor shqiptar, që pritet të shmangë radhët e pacientëve në dyert e mjekëve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma

E rëndë në Prishtinë, 41-vjeçarja ndërron jetë pas dhunës nga bashkëshorti! Qëndroi 3 ditë në koma