Prerësja e betonieres i mori jetën punëtorit, gjykata liron përgjegjësin teknik dhe manovratorin e vinçit (VIDEO)

KORCË- Gjykata e Korçës lë të lirë përgjegjësin teknik Flamur Pallan dhe manovratorin e vinçit Aurel Zyma të cilët u arrestuan pak ditë më parë pas aksidentit gjatë punës për ndërtimin e një godine ku humbi jetën një punëtor Elvis Josifi, 36 vjeçar dhe u plagos shoku i tij punëtor. Prokuroria ka kërkuar për Flamur Palla dhe Aurel Zyma masën e sigurisë detyrim paraqitje, kërkesë që është pranuar nga gjykata.

Policia arrestoi Pallan dhe Zymën 3 ditë më parë pasi akuzoheshin se gjatë procesit të hedhjes së betonit në objekt u dëmtua një segment metalik i presës së betonieres, i cili u këput dhe goditi në kokë duke i shkaktuar vdekjen Elvis Josifit 36 vjeç, si dhe plagosi jashtë rrezikut 59 vjeçarin P.F. të dy banues në Korçë. Report Tv solli pamjet ekskluzive nga Korça, nga kantieri ku ndërroi jetë i riu. Ndërkohë puna në pallat që nga dita e aksidentit është ndërprerë.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:18
Vdekja e punëtorit në Korçë, avokati i përgjegjësit teknik: Kërkuam që të mos caktohet asnjë masë, prokurorët nuk kishin prova (VIDEO)

Pas dhënies së masës së sigurisë 'detyrim paraqitje' për  përgjegjësin teknik Flamur Pallan dhe manovratorin e vinçit Aurel Zyma, avokati i përgjegjësit teknik, Esmerald Xhafa e konsideron të padrejtë këtë masë sigurie pasi sipas tij nuk ka asnjë llojë prove që të bëjnë fajtorë Pallan dhe Zumën.

Ai thotë se përgjegjësi teknik dhe manovratori i vinçit do të rrijnë në këtë masë sigurie deri në daljen e aktiti të ekspertimit më pas do të vendoset se çdo të ndodh me ta.

"Masa është detyrim paraqitje dhe janë në masë sigurie. Ata janë nën efektin e kësaj masa. Sot nuk u paraqit asnjë provë përveç dyshimit të arsyeshëm. Por çdo dyshim duhet të jetë i bazuar në prova. Ne kërkuam që të mos caktohet asnjë masë, por gjykata pranoi kërkesën e prokurorisë. Detyrim Paraqitje do të jetë masa e sigurisë deri në përfundimin e hetimeve." tha avokati.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!

Bardhi takim me strukturat e PD në Divjakë, thirrje dhe për protestën e të martës në Tiranë: Fermerët kanë mjaftueshëm arsye!