Ndonëse prej pak kohësh, ka hyrë në fuqi Moratoriumi 10-vjeçar i pyjeve, prerja e paligjshme e tyre vijon të mbetet problem.4 raste të transportit të paligjshëm të lëndës drusore janë evidentuar nga Inspektoriati i Policisë Pyjore, 3 prej të cilave në orët e vona të së mërkurës dhe një tjetër mëngjesin e sotëm.

3 automjete që transportonin lëndë drusore, u bllokuan mbrëmë në Labinor të Elbasanit ndërsa një kamion u kap këtë të enjte në zonën e Moglicës në Korçë.

Sipas Inspektoriatit të Policisë Pyjore, automjetet e bllokuara janë: mjeti tip Benz me targa  EL8216A  me ngarkese 8 m3 ah, me drejtues  mjeti V. B, mjeti tip Benz me targa AA642GP  me 8 m3 trupa ahu me drejtues G. K dhe  mjeti tip Liaz me targa AA518CK me 20 mst (metër sterë) dru zjarri të llojit ah me drejtues mjeti Y. T.

prerja e pyjeve

Të 3 këto automjete mësohet se nuk nuk dispononin asnjë lloj dokumenti shoqërues për lëndën drusore që po transportonin. Përveç sekuestrimit të lëndës drusore, 3 drejtuesit e mjeteve janë gjobitur me 100 mijë lekë.

Ndërsa në Moglicë, u ndalua mjeti tip benz kamion me targë KO0158B që po transportonte 10 mst dru zjarri të llojit ah, me drejtues mjeti M.N, ndaj të cilit ëhstë vendour e njëjta gjobë.

Përmes një njoftimi për shtyp, Kreu i ISHMNP-së Ergys Agasi shprehet se kontrollet e rrepta vazhdojnë në mbarë vendin, ndërsa u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë rastet flagrante të prerjes së pyjeve.

 “Ligji do të veprojë ashpër mbi të gjithë ata që shkatërrojnë pasurinë kombëtare. Kontrollet rigoroze vazhdojnë në mbarë vendin.” thotë ai.

Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)