Prerja e pyjeve, MB: Gati
moratoriumi për "fikjen e sharrave"

Prerja e pyjeve, MB: Gati<br />moratoriumi për
TIRANE- Shkatërrimi i pyjeve, kullotave dhe prerja pa kriter e lëndës drusore brenda muajit nëntor pritet të marrë fund, pasi në fuqi do të hyjë moratoriumi i cili ndalon sharrat në të gjithë Shqipërinë.
 
Burime për “A1Report” nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se brenda pak ditësh pritet që nga kjo ministri të propozohet për Këshillin e Ministrave një projektvendim për miratimin e moratoriumit i cili për 3 vite do të ndalojë prerjen e pemëve në çdo qark, përfshi këtu dhe sharrat e licencuara.
 
Situata aktuale paraqitet tepër kritike, ku veç 120 kompanive të licencuara për prerjen e pyjeve në zona malore, janë të shumtë personat që operojnë pa leje në këtë biznes, duke krijuar një dëm të pa riparueshëm për faunën, florën dhe natyrën shqiptare.
 
Moratoriumi pritet të kalojë në Këshillin e Ministrave brenda pak kohësh me propozimin e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili në masat paraprake ka vendosur të përfshijë dhe uniformat blu në ruajtjen e pyjeve.
 
Sipas ekspertëve që po merren me hartimin e moratoriumit, më kritike situata vlerësohet në veri dhe verilindje të vendit, ku masivë të tërë pyjesh, përfshirë edhe parqet kombëtare, priten, duke abuzuar me lejet e shfrytëzimit të dhëna nga pushtetet lokale, me qëllim lëndën drusore për ngrohje.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania

Spahiu: Censusi qesharak! Shqipërinë e nxjerrin 90% më fetare se Italia dhe Gjermania