Për këto lëvizje, ministri Lefter Koka ka deklaruar se, “kërkohet profesionalizëm dhe zbatim i përpiktë i detyrës në të gjithë sektorët e mbrotjes së mjedisit”.
Sipas ministrisë, një grup pune i sektorit për policinë pyjore në Ministrinë e Mjedisit ndërmorri kontrolle në disa akse rrugore të vendit. Gjatë kontrolleve të ushtruara, janë ndaluar disa mjete që ihsin duke transportuar lëndë drusore në mënyre të paligjshme.
Pas këtyre shkeljeve, ministri Lefter Koka ka ndërmarrë një seri masash administrative duke shkarkuar nga detyra drejtorin e Shërbimit pyjor në Tiranë, Shefi i sektorit të policisë së Drejtorisë së Shërbimit Pyjor në Tiranë.
Kontrolle janë ushtruar edhe në administrimin e shfrytëzimit të pasurive pyjore në disa qytete të vendit. Pas këtyre kontrolleve është vendos që të largohen Largohet drejtorët e shërbimit pyjor në Fier, Mallakastër, Tepelenë, Përmet, dhe ulje në detyrë për drejtorin e Gjirokastrës.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)