BERAT- Prerja e drurëve vazhdon të mbetet një problematikë në Qarkun e Beratit.  Ulja e temperaturave, çmimet e larta të energjisë dhe gazit, bëjnë që konsumimi i lëndës drusore për ngrohje të shtohet ndjeshëm. Banorët që jetojnë kryesisht pranë pyjeve, kodrave të pyllëzuara, vitet e fundit kanë abuzuar duke prerë masivisht dru.
 
Por inspektori policisë pyjore thekson  gjatë dy viteve të fundit janë shtuar masat kundër prerjes së paligjshme kjo dukuri ende vazhdon, kjo në bashkëpunim me Policin e qarkut Berat kemi ushtruar kontrolle dhe kemi sekuestruar lende drusore të prera në mënyrë të paligjshme.
 
Vetëm gjatë ditëve të fundit sipas komunikatave zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut të Beratit bëhet e ditur se katër persona janë vënë në ndjekje penale për prerje të paligjshme të drurëve.
 
Dy raste janë regjistruar në rrethin e Skraparit, ku dy persona u ndaluan dhe më pas u vendos të ndiqeshin penalisht, pasi kishin prerë dru në pyll. Ndërsa, dy raste të tjera u regjistruan në rrethin e Beratit, në zonën e Lumasit, ku dy persona të tjerë u arrestuan dhe po hetohen në gjendje të lirë duke transportuar dru të prera në mënyrë të paligjshme.
 
Drejtoria e Pyjeve në bashkëpunim me policinë mësohet se edhe për këtë vit do të zbatojë një plan masash për të ndaluar prerjen masive të drurëve.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)