Prerje flokësh dhe kokainë tek berberi, arrestohen 9 anëtarët e bandës së drogës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (VIDEO)

Prerje flokësh dhe kokainë tek berberi, arrestohen 9 anëtarët e bandës së drogës në Itali, mes tyre 3 shqiptarë (VIDEO)

Pamje nga operacioni i policisë italiane

Një operacion i madh antidrogë është realizuar orët e para të mëngjesit të së enjtes nga policia italiane në Novavefeltria,  ku janë arrestuar 9 persona mes të cilëve edhe tre shqiptarë.

Sipas mediave italiane mësohet se policia ka shkatërruar grupin  e trafikantëve prej nëntë tregtarësh  të cilët furnizohen kokainë, marihuanë dhe një pjesë të mirë të hashashit të cilët në zonën e Romagna.

Gjithashtu bëhet e ditur se hetimi,operacioni i hetimit  kishte nisur në vitin 2017 quajtur "Sevilla 2017" si vepra komike artistike e  Rossinit, u riemërua nga puna e subjektit që konsiderohej si qendër e tregtisë, berberi i papërgjegjshëm dhe shumë i njohur i vendit si një bazë operacionale

Mësohe se figura kryesore e grupit të shitjes me pakicë të kokainës, në të vërtetë ishte një berber, 60 vjeçari i quajtur "Figaro", i cili prej kohësh e kishte kthyer dyqanin e tij në një qëndër biznesi  ku përveç rruajtjes së mjekrës dhe prerjes së flokëve me modelet e fundit, e përdorte dyqanin si bazë këmbimi për  blerësit dhe furnizuesit e  lëndëve narkotikë.

Për furnizimin e tregtarëve ishin 3 furnizues shqiptarë, dy prej të cilëve u arrestuan në Rimini dhe një në San Mauro Pascoli, të kërkuar për trafik droge indentitet e të cilëve nuk behen të ditur.

Mësohet se qendra e trafikimit të drogës ishte Novafeltria, një vend me jo më shumë se 7 mijë banorë, ku thuajse të gjithë njohin njëri-tjetrin. Hetimet e koordinuara nga Zyra e Prokurorit Publik në Itali , bën të mundur kapjen e sasive të mëdha të drogave të destinuara për shitje me pakicë, duke lejuar zbulimin e kanaleve të furnizimit dhe konfiskimin e pasurive të paluajtshme dhe makina të mëdha.

Ndërkohë autoritet policore ishin deklaruar se ky aktivitet i paligjshëm dhe shumë fitimprurës kishte arritur një fitim total prej 500,000 eurosh. Gjthashtu bëhet e ditur se gjatë hetimeve, janë kryer një sërë kërkimesh që çuan në sekuestrimin e pasurive të shumta, duke përfshirë makina, ora dhe pasuri të patundshme të grupit kriminal.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen