Koronavirusi rikthen në kohë Alban Skënderajn: Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber

Koronavirusi rikthen në kohë Alban Skënderajn: Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber

Alban Skenderaj

Një ndër vështirësitë më të mëdha në këtë kohë pandemie për të gjithë botën është qethja e flokëve e sidomos për meshkujt.

Kjo ka ardhur për shkak të izlolimit dhe mbylljes së bizneseve.

Ata që kanë në shtëpi makinë qethëse mund të konsiderohen me shumë fat, të tjerë kanë përdorur gërshërët e të tjerë i kanë mbajtur siç i kanë.

Këtë gjë po e vuan edhe këngëtari shqiptar Alban Skënderaj, i cili ka ndarë me ndjekësit në Instagram shqetësimin e tij.

Këngëtari tregon se me hir a me pahir, është rikthyer në look-un e tij të vjetër të vitit 2005, kur mbante flokë të gjatë.

Albani shprehet se çfarë nuk do të jepte për një berber në këtë periudhë të vështirë.

Këngëtari ka publikuar foton me look-un e karantinës, krahas së cilës shkruan:

“U riktheva me pahir në 2005! Thuaj të vërtetën, çfarë s’do jepje për një berber/parukier.

Ai po qëndron i izoluar me familjen e tij, Miriamin, Amelinë dhe të voglin Duam, duke shijuar gjithë kohën e mundshme në shtëpi.

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen