Prerjet e shkurtra për të
gjitha format e fytyrave

Prerjet e shkurtra për të <br />gjitha format e fytyrave
Flokët e shkurta u shkojnë në përgjithësi të gjitha femrave. Megjithatë kur shkojnë tek parukieri nuk mund të bësh një prerje të shkurtër nga një model që mund të kesh parë në ndonjë revistë. Ashtu si për çdo model tjetër flokësh edhe për ato të shkurtra duhet të dihen disa rregulla.Duhet kuptuar cili model shkon me shumë me formën e fytyrës apo me formën e kokës.

Fytyrë me formë ovale

Personat që kanë fytyrë të rrumbullakët mund t’i lejojnë vetes çdo ndryshim imazhi, pasi është një formë fytyre harmonike dhe e proporcionuar.

Fytyrë e rrumbullakët

Personat me fytyrë të rrumbullakët kanë nevojë për një prerje flokësh e cila t’I japë shtysë duke synuar “për lart”.Kjo mund të orientohet me një tufë flokësh më të gjatë në kokë në mënyrë që të japë iluzionin e zjgatjes së fytyrës. Anët duhet të jenë jo shumë të rregullta duke dhënë idenë e çrregullsisë me qëllim.

Fytyrë në formë katrore

Të gjitha femrat të cilat kanë karakteristikat e një fytyre katrore duhet të realizojnë një prerje ku të kornizohet në mënyrë të butë fytyra. Në këto raste do të ishin më të këshillueshëm flokë të shkurtër me onde.

Fytyrë e gjatë

Në qoftë se fytyra do të ishte më e gjatë se flokët është drejtimi i prerjes ai që ka rëndësi. Flokët duhet të jenë të lëvizur nga fytyra në mënyrë që të japë idenë e duhur.

Fytyrë në formë trekëndëshe

Me këtë formë kuptohet një fytyrë ku balli ka më pask hapësirë se pjesa e mëposhtme.Kjo formë fytyre ka nevojë për më shumë dendësi në pjesën e qafës.
(xh.k/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    6 muaj mungesë në Kuvend për shkak të arrestit, a duhet t'i hiqet mandati Berishës?



×

Lajmi i fundit

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës

Gjenocidi ndaj çamëve, Admirina Peçi në 'Frontline': Projekti lindi që në 1844! Veliu: Masakra ishte shtetërore, 6000 veta humbën jetë gjatë luftës