Preshevë, arrestimet - reagojnë
ish-komandantët e UÇPMB-së

Preshevë, arrestimet - reagojnë <br />ish-komandantët e UÇPMB-së
Ish-komandantët e UÇPMB (Ushtria Çlirimtare e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit) kanë reaguar pas arrestimeve të shqiptarëve nga policia serbe në Luginën e Preshevës. Ngjarja që krijoi tension, deri edhe reagim me protesta të shqiptarëve në Bujanoc, ka tërhequr edhe reagimin e ish-drejtuesve të formacioneve luftarake që u krijuan në territorin e Serbisë pas krijimit të UÇk-së në Kosovë në fundin e viteve ’90.

"Me veprimet e fundit kriminale të banditëve serbë me uniforma policore në fshatrat shqiptare në Bujanoc, duket se Serbisë nuk është kah i intereson dialogu e as stabiliteti, por lufta. Nëse e kërkon atë, sigurisht edhe do ta gjejë. As Dacic e as Beogradi nuk duhet të harrojë se UCPMB nuk i ka lënë teshat e ushtrisë për gjithmonë", ka deklaruar sot për agjencinë informative kombëtare
"Presheva Jonë" ish-oficeri i lartë i UCPMB-së kapiten Lulzim Ibishi, i njohur si komandant "Luli".

Ndërsa komandanti tjetër i UÇPMB-së Shefket Hasani ka pohuar sot për agjencinë se: "Ne, luftëtarët e UÇPMB-së që kemi mbetur gjallë nuk do të tolerojmë më që bijtë e shkinës në orët e hershme të mëngjesit të hynë në shtëpitë e shiptarëve e të na i trishtojnë gratë e fëmjët tanë n’gjumë.."!

(rg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Sa përcaktuese do jetë vota e emigrantëve në zgjedhjet e 2025-ës?



×

Lajmi i fundit

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore