PRESHEVË - “Meqenëse është përfolur emri im në disa media, jam i detyruar të njoftoj opinonin, se unë s’kam bërë asgjë publike në TV “A1 Report” rreth ish-ambasadorit të Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushit dhe gjitha ato çfarë u thanë janë spekulime dhe propagandë”. Kështu ka deklaruar Galip Beqiri sot për agjencinë e lajmeve “Presheva jonë” mbi lajmin ekskluziv të “A1 Report” dhe ‘Shqiptarja.com”, transmetuar më pas edhe në mediat e tjera në Shqipëri e Kosovë.
Beqiri ka shtuar se “përkundrazi ka nderin që kemi bashkëpunuar me te për të mirën e Luginës dhe avancimin e proceseve në rajon dhe kam respekt për rolin dhe kontributin e tij si ambasador dhe atdhetar për trojet e tona shqiptare në Luginë. E gjithë ajo çfarë u tha e u shkrua nga mediat duke iu referuar televizoninit në fjalë, janë vetëm spekulime dhe propaganda”.
Ndërkohë, televizioni “A1 Report” ka publikuar dje një dokument zyrtar, që tregon se ish-ambasadori i Shqipërisë në Beograd, Shpëtim Çaushi ka firmosur për ndryshimin e teksteve për nxënësit shqiptarë dhe heqjen e simboleve kombëtare nga tekstet në gjuhën shqipe në Luginën e Preshevës. Këto u zbuluan në studion e Tv “A1 Report”, teksa ishin të ftuar Galip Beqiri, kryetar i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës dhe Prof.Dr.Sulejman Abazi, të ftuar për të folur mbi protestat e ditëve të fundit në Luginë. Ky i fundit mbante në dorë një dokument, firmosur nga ish-ambasadori Çaushi, ku citohet: “Kemi nderin t’ju lajmërojmë se organet kompetente shqiptare janë dakord me vërejtjet e shprehura se Abetarja dhe Fletorja e Punës do reprodukohen (modifikohen), duke mënjanuar simbolet nacionale-shtetërore”.
Gjatë bisedës në studio, ka qenë profesor Abazi i cili tha se pikërisht ky vendim për të cilin ka dhënë pëlqimin edhe Tirana zyrtare përmes ambasadorit Çaushi, i jep mundësinë Beogradit të ndalojë hyrjen e teksteve shqipe në Luginë. Në fillim të tetorit të këtij viti, 6 mijë tekste shkollore në gjuhën shqipe u bllokuan nga autoritetet serve në fshatin Raincë të Preshevës, çka nxiti edhe reagimin e banorëve të Luginës.Abazi shtoi se "ne për shembull një grup nga këta të këshillit (Këshilli Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, ku Galip Beqiri është kryetar) na kanë sjellë dhe një dokument. Pra në qoftë se një funksionar i shtetit shqiptar, përfaqësues bie dakord me gjëra të tilla kjo për mua është e dhimbshme. Ajo që do të thosha për këtë dokument, le ta verifikojnë është problemi i tyre, andej nga ka dalë e dinë ata që e kanë sjellë por ajo që do të thosha është çeshtja e transparences, sepse në shumë raste zyrtarë të shtëtit shqiptar larg vëmendjes së opinionit bëjnë gjëra të tilla duke shfrytëzuar dhe elementët e lëkundur që janë dhe në insitucionet drejtuese të luginës. Prandaj dhe ndodh që sekuestrohen libra, kush e ka bërë atë le të dalë dhe të mbajë vetë përgjegjsi ose të dalë të jetë transparent përballë popullit në Preshevë" - deklaron Prof.Dok.Sulejman Abazi nga studio e A1Report.
Por ndërkaq i ftuar në studion e A1 Report, Galip Beqiri, i cili rezulton se ka qenë pikërisht ai që ka pranuar këtë vendim të qeverisë së Serbisë, e pranoi ekzistencën e dokumentit, por duke thënë se bëhet fjalë për modifikim të simboleve kombëtare dhe jo heqjen e tyre. "Unë e kam këtë dokument dhe nuk shoh ndonjë dokument që të ndalon simbolet kombëtare, sepse ne kemi tekste të tëra që kemi marrë nga Shqipëria që lejohen nëpërmjet Ministisë së Arsimit, prandaj nuk qëndron ajo se ndalohet përdorimi i simbolit kombëtar në tekste shkollore, sepse shumica e teksteve shkollore e kanë flamurin shqiptar. Çeshtja ka qenë për një faqe ku ka qenë flamuri dhe shkronja F. Modifikimi është bërë për shkak se shqiptarët s'kanë pasur fare abetare dhe rezultatet e zotit Çaushi duhet t'i konsiderojmë si shumë pozitive, për herë të parë ka arritur që ta kemi një abetare nga shqipëria në Luginë të Preshevës." - u shpreh në studion e A1Report, Galip Beqiri, Kryetari i Këshillit Shqiptar në Luginën e Preshevës.
“Për deklarimet e mia kam dëshmitar, sepse unë në Tiranë isha me nje delegacion. Thjesht unë isha në këtë televizon për të folur për flamurin, situatën aktuale, represionin dhe politiken diskriminuese serbe e jo për ambasadorët apo ish-ambasadorët shqiptarë në Beograd”, ka deklaruar për “Presheva Jonë” Galip Beqiri pas lajmeve të transmetuar në “A1 Report”.
Në tetor të vitit 2011, mediat në Luginën e Preshevës raportuan lajmin se ambasadori i atëhershëm i Republikës së Shqipërisë, i akredituar në Beograd, Shpëtim Çaushi, kishte dhënë pëlqimin që "Abeterja dhe fletorja punuese të modifikoheshin, duke larguar simbolet kombëtare, çka ngjalli protesta nga shqiptarët në Luginë. Por dokumenti që e vërteton këtë publikohet për herë të parë nga A1 Report dhe tregon se Tirana zyrtare jo vetëm ka qenë në dijeni por dhe ka pranuar ashtu si disa prej liderëve lokalë në Preshevë për të mos lejuar përdorimin e simboleve kombëtare nga shqiptarët atje.
Në videon e përgatitur nga biseda në studio e Abazit dhe Beqirit në studion e "A1 Report" mund të kuptoni qartë vetë ju mbi dokumentin dhe çfarë thuhet në studion e "A1 Report" nga të dyja palët.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com