Presheva, Destani: S'derdhim gjak
Shqipëria s'na mbështeti

Presheva, Destani: S'derdhim gjak<br />Shqipëria s'na mbështeti
PRESHEVE - Nënkryetari i Komunës së Preshevës, Skender Destani, thotë se shqiptarët në Luginën e Preshevës nuk do të derdhin më gjak për lapidarë.

Destani i është përgjigjur deklarimeve të fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili e ka quajtur të turpshme që liderët politikë dhe qytetarët e Luginës së Preshevës nuk bënë as edhe përpjekjen më të vogël për mbrojtjen e Monumentit të UÇPMB-së. Sipas Destanit, në Luginë ka frustrim me deklaratat e Thaçit.

Nënkryetari i Preshevës, Skënder Destani, ka thënë se “procedura ligjore nuk është e qartë për asnjë ndërtim të monumenteve në Serbi”. Ai ka deklaruar se do të ishte e pamundur të merrej leje nga qeveria për ngritjen e këtij lapidari, pasi Beogradi e konsideron UÇPMB-në, si terroriste. Por, Destani beson se Serbia, me heqjen me forcë të lapidarit, ka dashur të përçojë mesazhin te shqiptarët se “nuk kanë më vend në Luginë”, pavarësisht, se sipas tij spektri politik shqiptar në Luginë është “më i bashkuar se kurrë”.

Destani ka kritikuar qeverinë shqiptare se nuk ka bërë asgjë për Preshevën. “Shqipëria nuk ka bërë asgjë në aspektnin financiar për Luginën e Preshevës. Ka bërë për Graçanicën në Serbi, për të cilën nuk ka pasur kurrfarë obligimi dhe nuk ka bërë për Preshevën. Nuk e di a do të ketë por deri tani nuk ka pasur. Duhet ndihmë politike, morale financiare”- ka thënë Destani në emisionin “Jeta në Kosovë”.

Sipas nënkryetarit të Preshevës, spektri politik shqiptar në Luginë është “më i bashkuar se kurrë”, por ai i ka quajtur të mirëseardhura “përkrahjet nga jashtë”, sepse “Lugina nuk ka ku të mbështetet tjetërkund

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve

Presidenti Biden kërkon reformim të Gjykatës së Lartë, kufizim të mandatit të anëtarëve