Mes Serbisë dhe Shqipërisë ka ende mos marrëveshje sa i përket vizitës së kryeministrit Edi Rama në Beograd. Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç në një konferencë për shtyp ka thënë ende nuk është kopsitur vizita e shefit të qeverisë shqiptare pasi mes dy vendeve ka  mosmarrëveshje sa i përket axhendës.

“Programi i vizitës ende nuk është përcaktuar, dhe ka propozime nga anën shqiptare që ende nuk janë pranuar. Ka bisedime mes Kabineteve të kryeministrave, të ndihmuar nga Ministria serbe e Punëve të Jashtme”, deklaroi shefi i diplomacisë serbe. Sipas mediave një nga pikat e diskutimeve është vizita në Preshevë.  

Daçiç theksoi se vizita kryeministrit Rama në Serbi në 10 nëntor do të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis dy vendeve, pavarësisht çështjes së fundit, ndeshja Serbi-Shqipëri.

"Për ne ishte e lehtë të anullonim vizitën e Ramës, por qëllimi i kësaj qeverie është për të zgjidhur çështjen", tha Daçiç. 

dacic
  (Në foto ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivia Daçiç)

Daçiç: Shqipëria ka bllokuar Serbinë në NATO

Shefi i diplomacisë serbe ka akuzuar gjithashtu Shqipërinë se ka bllokuar anëtarësimin e Serbisë në NATO.
 
“Serbia me NATO-n është harmonizuar për programin IPAP. Kjo i ka kaluar të gjitha instancat dhe atëherë Shqipëria ka paraqitur vërejtje, ajo na ka ndalur... Nuk mund të kërkohet nga Serbia që të jemi konstruktiv  dhe tani Shqiëria po aktron në kuptimin e NATO-s”, tha sot Daçiç. Sipas tij për Serbinë ishte shumë vështirë për të vendosur lidhje me NATO-n.

 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)