Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani ka vizituar ditën e sotme Luginë e Preshevës. Kreu i shtetit është pritur nga drejtuesit lokalë të komunës së Bujanovcit dhe qindra qytetarë që mbanin në duar flamujt shqiptarë.
 
“Edhe një herë dua të shpreh jo vetëm falënderimet, por mirënjohjen më të madhe për këtë pritje të veçantë në këtë ditë që është dita e mësuesve por edhe si president i Shqipërisë me pjesën më krenare të popullit shqiptar. Jo vetëm veten e familjet tuaja, por keni bërë krenar edhe gjithë popullin shqiptar për ruajtjen e identitetit kombëtar dhe për ta prezantuar atë me dinjitet e integritet”,-tha gjatë fjalës së tij, presidenti Bujar Nishan i cili u ftua nga kryetarët e komunave të Bujanocit dhe Preshevës për të kremtuar 130 vjetorin e hapjes së mësenjëtores së parë shqipe.
 
Ndërsa nga ana tjetër kryeministri serb Vuçiç reagoi ashpër se përse gjatë vizitës së Nishanit në Luginën e Preshevës nuk u këndua himni serb
 
"Ne nuk kemi frikë prej askujt, jemi vend i hapur, secili është i mirëseardhur, por ai që mendon se mundet ose guxon të shkatërrojë integritetin e vendit, përgjigja ime është: Mos e bëni këtë dhe mos tentoni ta bëni këtë!",-u shpreh Vuçiç.

Redaksia Online
XH..K/Shqiptarja.com