Presidenca ekspozon kopjen e
veçantë të “Mesharit” 

Presidenca ekspozon kopjen e<br />veçantë të “Mesharit” 
TIRANE- Kopjen e veçantë të librit të parë në gjuhën shqipe, “Mesharit” të Gjon Buzukut (1555), që e ka sjellë si dhuratë Ati i Shenjtë, Papa Françesku I, gjatë vizitës së tij në Tiranë më 21 shtator 2014, Presidenca e Republikës së Shqipërisë e ka ekspozuar dje në ditën e Krishtlindjeve.

Ati i Shenjtë, Papa Françesku, ka sjellë në Shqipëri bashkë me kopjen fotografike që u ekspozua dje në sallën “Nënë Tereza” të Presidencës edhe një kopje të dixhitalizuar në formë CD-je të “Mesharit” që i është dorëzuar Drejtorisë Qendrore të Arkivit të Shtetit. Në frymën e festimit të Krishtlindjes, dje Institucioni i Kreut të Shtetit ka njoftuar hapjen e dyerve për publikun që është e interesuar të shikojë nga afër kopjen e “Mesharit” të Gjon Buzukut, nga ora 11.00 deri në orën 14.00. U vu re një pjesëmarrje dhe interesim i madh për të parë veprën e ekspozuar në mjediset e Presidencës.

Meshari origjinal i Gjon Buzukut, që konsiderohet si libri i parë shqip i botuar në vitin 1555, gjendet në Bibliotekën Apostolike të Vatikanit. Për herë të parë në Shqipëri, “Meshari” origjinal i Gjon Buzukut erdhi kur u manifestua 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë. Ai u ekspozua më 11 nëntor 2012 në Bibliotekën Kombëtare në Tiranë në shoqërinë e specialistëve të Bibliotekës Apostolike të Vatikanit dhe  gjatë një muaji të qëndrimit të tij në këtë ekspozita u vizitua nga mijëra njerëz. Ardhja në Shqipëri për herë të parë e ekzemplarit të vetëm të “Mesharit” ishte një ngjarje mbresëlënëse.

Buzuku është autori më i studiuar në kulturën shqiptare dhe studiuesit kanë treguar shumë interes për të parë veprën origjinale. Dy vjet më pas shqiptarët, falë gjestit të çmuar të Papa Franceskut, kanë tashmë në duart e tyre kopjen e veçantë të “Mesharit” dhe variantin e dixhitalizuar që do t’ju shërbejë studimeve dhe analizave të variantit origjinal në vazhdimësi.


 
Shkrimi u botua në Shqiptarja.com (print) në 26 Dhjetor 2014

Redaksia Online
(d.a/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duket turizmi këtë sezon, krahasuar me një vit më parë?



×

Lajmi i fundit

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës

Paris 2024/ Fituan medalje të artë, 30-vjeçarja merr propozim nga 'shoku' i shkuadrës