Presidenca kërkon 490 milionë lekë shtesë nga qeveria për buxhetin e vitit 2023: 14 vite pa rikonstruktuar godinën! Ministria e Financave: Detajoni kërkesat

Një tjetër institucion ka kërkuar fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit 2023, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit.

"Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona"-tha Florian Kali, përfaqësues i institucionit të Presidencës.

Sulmi i hakerave në sistemet e policisë dhe ato të e-Albania ka alarmuar Kreun e Shtetit, i cili nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar para shtesë Kuvendit dhe Qeverisë për të mbrojtur sekretet shtetërore.

Florian Kali, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, tha: “Sot kemi vetëm një kompjuter që është kompjuter i klasifikuar. Unë mendoj që ta hapim më tepër sepse kemi dokumentacion të klasifikuar që prodhohet vetëm në një kompjuter në të gjithë institucionin. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A”. 

Përfaqësuesja e ministrisë, Vilma Causholli tha se kërkesa të tilla duhej të diskutoheshin në detaje prandaj momentalisht nuk mund të jepej një vlerësim për to.

"Kërkesat duhet të detajohen edhe më tepër që të shohim mundësitë nëse ky fond është i nevojshëm dhe si mund të financohet kjo shumë e konsiderueshme. Nuk e kemi një vlerësim të tillë në detaje"- u shpreh Causholli.

Ndërkohë deputetja, Klodilda Bushka tha se kërkesa për rritjen e pagave nuk ishte një debat që i përkiste kësaj mbledhje të komisionit, ndërsa tha se mundësia e rikonstruktimit të godinës duhej të konsiderohej nëse ishte emergjente.

"Shikojeni mundësinë e rikonstruksionit të godinës dhe nëse është nevojë emergjente. Sa i përket çështjes së pagave, ky nuk është një debat për këtë mbledhje. Edhe Kuvendi miraton përfaqësues të institucioneve që kanë paga më të larta se Kuvendi. Shikojeni edhe pjesën e rritjes së strukturës, besoj që është e arsyeshme përderisa ka të bëjë me sigurinë kibernetike"- tha Bushka.


Lajmi kryesor:

Buxheti i vitit 2023, KLP në komisionin e Ligjeve: Na duhet fond më i lartë, nuk mbulojmë dot shpenzimet me faturat e ujit dhe dritave


K.T./B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm

Nuk hani mëngjes? Ja dëmet që i shkaktoni shëndetit tuaj duke shmangur këtë vakt të rëndësishëm