Buxheti i vitit 2023, KLP në komisionin e Ligjeve: Na duhet fond më i lartë, nuk mbulojmë dot shpenzimet me faturat e ujit dhe dritave

Numër më i madh stafi në Teknologjinë e Informacionit, riformësim të strukturës dhe buxhet më të lartë. Këto kanë qenë disa nga kërkesat e bëra nga kryetari i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Alfred Balla gjatë dëgjesës në Komisionin e Ligjeve.

Balla tha se duhej që numri i punonjësve të strukturës së KLP duhej të shkonte në 78 persona, nga 65 që ishte aktualisht.

"Ne sot na mungon zyra e këshilltarit të etikës. Mungojnë njësi mbështetëse për marrëdhëniet me publikun. Na mungon një njësi mbështetëse për teknologjinë e informacionit, kemi vetëm një IT, na mungon njësia e trajnimit për prokurorët dhe nënpunësit civilë të sistemit të prokurorisë. Kemi kërkuar që nga 65 persona, të shkojë në 78 numri i personave të strukturës së Këshillit të Lartë të Porkurorisë. Një 90 milionësh na e ka marrë ministria e Financave në këtë vit, duke na prekur edhe në nevoja bazike të pagave apo të llogarive të tjera të këshillit. Kërkesa jonë bazohet në faktin se ne jemi organ i pavarur. Në momentin që jemi krijuar ka qenë një mangësi ligjore dhe struktura jonë është caktuar nga kuvendi. Por tani shikojmë se puna jonë realizohet më mirë me një strukturë përkatëse sic ua vumë në dijeni. Doja të shtoja dicka në lidhje me buxhetin. Buxheti ynë është modest, në krahasim me gjithë sistemin e prokurorisë ne kemi vetëm 4%. Prokurororia e përgjithshme merr 66%, ndërsa SPAK-u dhe BKH marrin 30%. Ndërsa ne kemi vetëm 4% në total. Mendoj që nuk janë kërkesa të ekzagjeruara por të nevojshme që na bëjnë të realizojmë detyrat tona kushtetuese"- u shpreh Balla.

Ndërkohë sekretari i Përgjithshëm i KLP, Enis Çervara ka kërkuar një fond më të lartë nga ana e qeverisë për mbulimin e shpenzimeve për ujin dhe dritat e institucionit deri në rritjen e pagave të punonjësve.

"Ne kemi bërë edhe një kërkesa sa i takon disa pajisjeve, për blerjen e një serveri qëndror, një program për digjitalizimin. Sa i përket buxhetit të këtij viti, ideja është që ne na u ulën shpenzimet koherente dhe pagat në një shumë të konsiderueshme që na ka bërë që sot të mos kemi fonde edhe për nevoja bazike, dritat dhe uji. 75% të shpenzimeve tona koherente shkojnë për nevoja bazike, mirëmbajtje të godinës, ujë dhe shpenzime të energjisë elektrike. Kërkesa jonë në 35 milionë lekë të reja nga 25 që ministria e Financave ka akorduar, është shumë minimale që ne të plotësojmë detyrimet tona ndaj shtetit. Janë kërkesa minimale"-tha Çervara.

Një tjetër institucion që ka kërkuar fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023 në Komisionin e Ligjeve  ishte Presidenca. Sekretari i përgjithshëm i këtij institucioni, Florian Kali ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:26
Presidenca kërkon 490 milionë lekë shtesë nga qeveria për buxhetin e vitit 2023: 14 vite pa rikonstruktuar godinën! Ministria e Financave: Detajoni kërkesat

Një tjetër institucion ka kërkuar fonde shtesë në buxhetin e vitit 2023. Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Ligjeve për buxhetin e vitit 2023, sekretari i përgjithshëm i Presidencës, Florian Kali ka kërkuar rikonstruktimin e godinës së institucionit që përfaqëson. Gjithashtu, presidenca kërkoi rritjen e pagave dhe shtimin e numrit të punonjësve deri në 10 persona dhe gjithashtu një fond për rritjen e shpenzimeve të lidhura me veprimtarinë e presidentit.

"Kemi nevojë për rikonstruksionin e godinës. Rikonstruksioni i fundit është bërë para 14 vitesh, kati i parë është i mbushur me lagështi. Kemi nevojë për lyerjen e godinës brenda dhe jashtë saj si dhe kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A. Të gjitha këto kushtojnë rreth 400 milionë lekë. Pagat e institucionit nuk janë aty ku duhen në hierarkinë e piramidës që pagave të institucioneve. Kemi vlerësuar një shtesë në strukturë për 10 persona. Këto ndryshime kërkojnë një shtesë prej 36 milionë lekë. Si dhe duam një rritje të shpenzimeve për 50 milionë lekë për veprimtarinë e Presidentit. Kosto totale e të gjithave do të jetë 490 milionë lekë. Shpresojmë që ky komision të na mbështesë në kërkesat tona"-tha Florian Kali, përfaqësues i institucionit të Presidencës.

Sulmi i hakerave në sistemet e policisë dhe ato të e-Albania ka alarmuar Kreun e Shtetit, i cili nëpërmjet Sekretarit të Përgjithshëm i ka kërkuar para shtesë Kuvendit dhe Qeverisë për të mbrojtur sekretet shtetërore.

Florian Kali, Sekretar i Përgjithshëm në Presidencë, tha: “Sot kemi vetëm një kompjuter që është kompjuter i klasifikuar. Unë mendoj që ta hapim më tepër sepse kemi dokumentacion të klasifikuar që prodhohet vetëm në një kompjuter në të gjithë institucionin. Dhe ajo çfarë është më e rëndësishme, kthimi i godinës në parametrat e sigurisë të klasit A”. 

Përfaqësuesja e ministrisë, Vilma Causholli tha se kërkesa të tilla duhej të diskutoheshin në detaje prandaj momentalisht nuk mund të jepej një vlerësim për to.

"Kërkesat duhet të detajohen edhe më tepër që të shohim mundësitë nëse ky fond është i nevojshëm dhe si mund të financohet kjo shumë e konsiderueshme. Nuk e kemi një vlerësim të tillë në detaje"- u shpreh Causholli.

Ndërkohë deputetja, Klodilda Bushka tha se kërkesa për rritjen e pagave nuk ishte një debat që i përkiste kësaj mbledhje të komisionit, ndërsa tha se mundësia e rikonstruktimit të godinës duhej të konsiderohej nëse ishte emergjente.

"Shikojeni mundësinë e rikonstruksionit të godinës dhe nëse është nevojë emergjente. Sa i përket çështjes së pagave, ky nuk është një debat për këtë mbledhje. Edhe Kuvendi miraton përfaqësues të institucioneve që kanë paga më të larta se Kuvendi. Shikojeni edhe pjesën e rritjes së strukturës, besoj që është e arsyeshme përderisa ka të bëjë me sigurinë kibernetike"- tha Bushka.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale

Berisha me gratë demokrate të LDG: Kjo është qeveria e Luciferit, shqiptarët kanë marrë arratinë! Ministret e Ramës pa forcë morale